POSTIMET ME TE FUNDIT :
Mirë se erdhët në "Shqipëria ONLINE" Këtu do të gjeni lajmet më te fundit...! SHIKIM TE KENDSHEM!

PARASHIKIMI I MOTIT

+12
H: +13°
L: +
Tirana
Friday, 22 February
See 7-Day Forecast
Sat Sun Mon Tue Wed Thu
           
+17° +20° +18° +13° + +12°
+10° + + + + +

MARKETING FALAS

TESTONI INTELIGJENCEN

Showing posts with label Sport. Show all posts
Showing posts with label Sport. Show all posts

Shaka e tepruar ndaj kryeministrit te Anglise

Kryeministri britanik, David Cameron ishte viktimë e një shakaje aspak të pakëndëshme për të. 

Gjatë fotografisë së kortezisë me lojtarët e regbisë të Britanisë së Madhe, Manu Tuilagi, lojtar i kombëtares angleze, pa u menduar dy herë bën “veshët e lepurit” pas shpinës së Cameron.

E sigurisht, mes dhjetra aparatëve që po dokumentonin ngjarjen, ky moment nuk kishte se si të shpëtonte.



Pas publikimit të fotos, vetë lojtari i regbisë ka kërkuar ndjesë në Twitter: “Qëllimi im nuk ishte për të ofenduar askënd. Megjithatë kërkoj ndjesë për gjestin e pamatur që bëra”, shkruajti ai.

Iker Casillas demtohet serish

Përfundimisht ky nuk është viti i Iker Casillas. Portieri i cili luajti kundër Gallatasarajit ndeshjen e tij të parë zyrtare me Real Madrid për këtë sezon, mori një goditje në brinjë me bërryl nga shoku i tij i skuadrës Sergio Ramos në fillim të takimit dhe braktisi fushën në minutën e 13, i zëvendësuar nga Diego Lopez. 

Mjekët e ekipit madrilen kanë përjashtuar thyerje të brinjës, por portieri mund të ketë pësuar një shembje.

Casillas doli për të zotëruar një top të lartë dhe Ramos u përplas me të. Kapiteni u ankua nga brinjët përgjatë disa minutave dhe u përpoq të vazhdonte, por ishte e pamundur. Mjekët e fashuan, por portieri nuk rezistoi dot.

Carlo Ancelotti kishte vendosur që Diego Lopez do të ishte portieri titullar në kampionatin spanjoll, ndërsa Casillas në Champions League, por duket se fati ka vendosur ndryshe për të.

Kaka: Nuk do paguhem deri ne riaftesim

Kaka vendosi që të refuzojë pagën për muajin në të cilin nuk do të jetë në gjendje që të luajë, për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen e fundit me Torinon (2-2). 

Braziliani, i cili mbërriti në këtë sezon tek Milani nga Reali, do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën tre javë, pasi vuajti një tërheqje.

I ndërgjegjshëm se kuqezinjtë bënë një sakrificë të rëndësishme ekonomike për të siguruar shërbimet e tij, Kaka vendosi që të tregonte përkushtimin e tij ndaj klubit pikërisht në këtë formë.

Lajmërimi i vendimit të 31-vjeçarit u bë nëpërmjet një video të postuar në faqen e internetit të Milanit, njëkohësisht skuadra e zemrës së fituesit të një Topi të Artë, Kakasë.

Inter - Juventus, ja formacionet e te dyja ekipeve


Ja ku jemi, Inter-Juventus. Sot, në ora 18:00, në "Giuseppe Meazza" do të luhet derbi i parë i Italisë për këtë sezon, për shumë arsye sfida më e fortë e Serie A. Të dyja ekipet vijnë në këtë ndeshje pas dy fitoresh në dy javë kampionat dhe takimi do të jetë edhe një sfidë për kreun e rënditjes.

Janë luajtur 94 takime mes dy ekipeve në Milano, ku zikaltritjanë dukshëm në avanatazh me 43 fitore, 29 barazime dhe 22 fitore për kampionët e Italisë. Por do të jetë edhe një sfidë brenda sfide mes dy trajnerëve: Walter Mazzarri dhe Antonio Conte.

Trapattoni nuk është më trajner i Irlandës

Irlanda lajmëroi të mërkurën se zgjidhi kontratën me trajnerin e saj të kombëtares së futbollit, Giovanni Trapattoni, pas dështimit për të arritur kualifikimin në Botërorin e Brazilit. 

Në ndeshjen kualifikuese të së martës, skuadra irlandeze pësoi një humbje zhgënjyese në Austri, duke mbetur gjashtë pikë larg vendit të dytë të mbajtur nga Suedia dhe pa shanse për arritjen e plejofit, në një grup të kryesuar prej Gjermanisë.

Një rezultat i tillë zhgënjyese, i ka dhënë fund edhe aventurës së Trapattonit, në krye të kombëtares irlandeze.

“Federata Irlandeze e Futbollit, Giovanni Trapattoni dhe Marco Tardeli (ndihëmsi i tij), pas një takimi miqësor gjatë ditës, vendosën të ndërpresin këtu bashkëpunimin e tyre në bazë të një marrëveshje të ndërsjelltë”, shkruhej në një komunikatë të FIF.

Rezultati ne favor te gjermanit, Ozil 5-1 Bale

Ndonëse Gareth Bale u shndërrua në blerjen më të shtrenjtë të kësaj vere e mbase edhe të historisë, është njeriu që Reali sakrifikoi për të sjellë uellsianin në skuadër, Mesut Ozil, ai që po fiton betejën e fanelave. 

23-vjeçari, i cili i kushtoi Realit midis 91-101 milionë eurove, nuk ka patur ende impaktin e shpresuar në marketing.

Të paktën sipas të përditshmes britanike “Daily Mail”, Ozil është duke shitur pesëfishin e fanelave të Bale.

“Duke lënë mënjanë për një moment cilësitë e padiskutueshme të Bale, një pjesë të rëndësishme në çdo transferim e luajnë avantazhet komerciale të lidhura me blerjen e futbollistit”, deklaroi Simon Pretsëell, drejtori i përgjithshëm i “UK Soccershop”.

“Talenti i Bale është i padiskutueshëm, por kur nuk ka qenë një prej futbollistëve më të suksesshëm në aspektin e marketingut në Premier League. Tifozët gjithmonë kanë preferuar më shumë fanelat e Wayne Rooney, Robin van Persie, Steven Gerrard apo Fernando Torresit”, shtoi Prestwell

F1, Massa largohat zyrtarisht nga Ferrari


Tashmë është zyrtare: në 2014-n Felipe Massa nuk do të pilotojë më një makinë Ferrari. 

Lajmi është konfirmuar nga vet piloti brazilian, me një shënim të publikuar në Instagram. “Botërorin e ardhshëm nuk do të garoj më me një Ferrari. Dua të falënderoj skuderinë për të gjitha fitoret dhe të gjitha momentet e bukura që kemi kaluar së bashku”.

Megjithatë, aventura e Massa-s në Formula 1 duket e destinuar të mos përfundojë këtu: “Për 2014-n dua të gjej një skuderi, që të më ofrojë një makinë kompetitive për të fituar”.

“Falënderoj gruan dhe gjithë familjen time, tifozët e mi, por edhe sponsorët. Nga secili prej tyre – vazhdon Massa, - kam marrë gjithnjë një mbështetje të madhe! Tashmë dua të jap maksimumin me Ferrari-n gjatë këtyre 7 garave të fundit. Por, në 2014-n do të doja të gjeja një skuderi, e cila do të më jepte një makinë kompetitive për të fituar edhe shumë gara të tjera, pse jo për të fituar edhe titullin kampion, i cili vazhdon të jetë ëndrra ime më e madhe! Falemnderit të gjithëve!”.

Massa largohet nga Ferrari pas 8 vitesh. Erdhi te “kokëkuqja” në vitin 2006 pas 3 sezoneve të kaluar me Sauber. Me njëvëndëshen e kuqe ai ka fituar 11 Çmime të Mëdha, teksa iu afrua shumë pranë titullin kampion bote në vitin 2008.

Favorit për të pasuar atë te Ferrari është finlandezi Kimi Raikkonen, një ish-shok skuderie me Felipe-n përgjatë 3 sezoneve, 2007-2009.

U-21, Spanja kampione i ben poker Shqiperise


Kombëtarja U-21 e Shqipërisë zhvilloi të hënën ndeshjen më të vështirë të kualifikueseve për Europianin e vitit 2015 të kësaj grupmoshe. 

Skuadra e drejtuar nga Skënder Gega u përball me Spanjën, në Logrono, që mbajnë mbi supe titullin e kampionit në fuqi të Europës, të fituar në 2013-n.

Shqipëria mposhtet 4-0, teksa për spanjollët kanë shënuar Muniain (dopietë), Morata dhe Rodriguez. Kuqezinjtë kanë rezistuar disi vetëm në pjesën e parë, e cila u mbyll me avantazhin minimal të kampionëve, ndërkohë që në të dytën janë dorëzuar, duke pësuar edhe 3 gola të tjerë.

Megjithatë, në fund të ndeshjes mund të thuhet se me këtë rezultat janë “mëshiruar” prej kundërshtarit, shumë herë më superior në fushë, duke i shpëtuar deri diku goleadës, që mund të ishte edhe më e thellë.

Nga 4 ndeshje të zhvilluara në grup, skuadra e drejtuar nga Gega nuk ka marrë asnjë pikë.

Te Spanja luanin disa nga lojtarët më të spikatur të futbollit spanjoll, që shihen në Spanjë si një tjetër “brez i artë” i futbollit iberik pasi vijnë nga fitorja e Europianit U-21 të vitit 2013. Lojtarë të talentuar, të cilët aktivizohen me ekipe si Reali, Barcelona, Atletico apo Bilbao, e që shkëlqejnë edhe në La Liga.

Renditja e grupit 4 të kualifikueseve të EURO 2015 është e tillë:
Spanja 6 pikëHungaria 6Austria 6Bosnje dhe Hercegovina 3SHQIPËRIA 0

Driblim spektakolar i Ronaldos (VIDEO)



Cristiano Ronaldo konsiderohet si nje nga lojtaret me te mire ne bote. 

Kete gje e ka vertetuar pikerisht sonte ne ndeshjene kombetares se tij portugeze ndaj Irlandes


Kombetarja humb 1-0 ne Slloveni

Sllovenia na mund dhe na prish ëndrrën e bukur, që prej muajsh po përjetonim, atë të kualifikimit për në Botëror. 

Në të vërtetë ishte një objektiv, që pak e ndjenim tonin, pasi i filluam këto eliminatore pa skuadër dhe shumë shpejt u e konsideruam veten pretendent.

Pavarësisht kësaj humbjeje, goli spektakolar i Kampl ishte i vetmi rast për t’u veçuar për vendasit, ndërkohë që e gjithë loja, kryesisht pjesa e dytë, foli për ne.

Mungesa e një sulmuesi të mirëfilltë, që di të shënojë, ishte problemi kryesor.

Rastet e shumta krijohen nga lojtarë të ndryshëm, ndërkohë që Handanovic shndërrohet në hero për përfaqësuesen e tij.

Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm të gjejmë forcat e të rikthehemi seriozisht në garë për t’u përballur me një tjetër rival si Islanda, ndoshta i të njëjtit nivel, por synimi ynë nuk është më botërori i Brazilit.

Por, ai që realisht duhet të ketë një Shqipëri si kjo, me një mesatare moshe prej 25 vjeçësh, konsolidimi i një ekipi e më pas, me radhë, objektivat për të rikuperuar në klasifikim, pasi mrekullitë, sa vijnë e po bëhen më të rralla.

Renditja e grupit E tashmë është e tillë:
Zvicra 15 pikë

Norvegjia 11

Shqipëria 10

Islanda 10

Sllovenia 9

Qipro 4

Rrugetimi i Shqiperise per boterorin "BRAZIL 2014" (VIDEO)


Në këtë video keni të përmbledhur momentet më të rëndësishme të kombëtares Shqiptare, për të ardhur në këtë ditë historike ku varet fati i botërorit...

Në orën 20:30 ndeshjen Slloveni - Shqipëri mund ta ndiqni LIVE duke klikuar KETU

#UnëBESOJ


Mundësuar nga portali: "Shqipëria ONLINE"

Ja formacioni anti-Slloveni sonte


Shqipëria sonte do të ndeshet me Slloveninë, e cila do të heqë shumë pikëpyetje rreth ankthit dhe ëndrrës që mundon një popull, kualifikimin në Botërorin 2014.
Kuqezinjtë janë të karikuar, por ndoshta kjo nuk mjafton, pasi në këtë lojë magjike duhet të kesh edhe pak fat. Objektivi minimal është të mos humbësh, por futbolli nuk është shkencë ekzakte dhe këtë e dinë të gjithë aktorët kuqezinj.
Si do të zbresë në fushë skuadra shqiptare sot? Berisha mbetet në avantazh të dukshëm ndaj Ujkanit në portë, ndërsa Admir Teli duket se e ka fituar balotazhin me Tefik Osmanin për të zëvendësuar Mërgim Mavraj. Andi Lila dhe Ansi Agolli mbeten dy mbrojtësit e krahut më në formë për momentin, kjo edhe në mungesë të Armend Dallkut, që mungon për arsye kartonësh.
Ndërsa Migjen Basha dhe Ervin Bulku mbeten preferencat kryesore në qendër të mesfushës. Dy “pistonat” e mesfushës në krahë do të jenë Valdet Rama dhe Odise Roshi. Aplikimi i skemës me një qendërsulmues, si Edgar Çani, përjashton Hamdi Salihin, por fut në lojë talentin e Paok-ut Ergys Kaçe.
Gjithçka duket gati, Shqipëria kërkon ëndrrën, Sllovenia synon të na e prishë.

Letra emocionuese e De Biazit per lojtaret



Në prag të sfidës eliminatore për Botërorin 2014 përballë Sllovenisë, trajneri i kombëtares De Biasi u ka shkruar një letër të hapur futbollistëve të kombëtares.  "Nuk ka rëndësi se sa kohë kemi punuar së bashku, sepse ajo që SOT ka rëndësi, është që duke filluar që tani, NE do të hedhim bazat “për tu bërë të mëdhenj”. 

 Një mënyrë e re e të qenit, ata të cilët askush prej jush nuk e ka njohur më parë. Duke filluar që sot, me MUA do të keni vetëm një mundësi: Të dilni në fushë dhe të behni të mëdhenj. Heronj në hapësirën tonë. Mjafton vetëm pak, mjafton ta kërkosh.   Mund të bëheni ai grup lojtarësh që deri më sot i kanë quajtur një grup “djemsh të mirë”, ose të filloni të bëheni një GRUP që ka dëshirën të fitoj diçka të rëndësishme.   Në fillim do të jeni një GRUP për të mbrojtur vetën TUAJ dhe për të mbrojtur shokët tuaj, një GRUP të cilët çdo kundërshtarë duhet ti ketë frikë. Nuk ka taktik që të ndihmon, nuk është 4-1-4-1, që do na bëjë të shkojmë larg dhe të arrijmë objektivat.   Është dëshira për të punuar çdo minutë së bashku në fushë gjatë stërvitjeve, gjatë mbledhjeve teknike dhe gjatë ndeshjeve ajo që do të na shtyjë përpara. 

FITORET përgatiten dhe jo gjithmonë fiton më i forti. Ndonjëherë fiton ai që ka më shumë dëshirë, kush është më i përgatitur në një moment të caktuar, kush niset i pari, kush është më i vëmendshëm në çdo detaj.   Nëse do të arrijmë këtë në sytë tuaj, kundërshtarët do të shohin një dritë që nuk është gjë tjetër por vendosmëria JUAJ për të arritur fitoren. Dhe nëse në çdo moment do të jeni të gatshëm për të LUFTUAR, PËR TË VUAJTUR, PËR TË DERDHUR LOT PËR BLUZËN, QË mbani veshur për të ndihmuar shokun TUAJ, nuk do të jeni inferior ndaj askujt. UNË KAM BESIM TEK JU.   Mund të jeni të parët që mund të kualifikoheni në një Botëror në historinë e këtij KOMBI, të KOMBIT TUAJ, të KOMBIT të baballarëve dhe nënave TUAJ, një KOMB të cilin edhe unë kam filluar ta ndjejë pjesë timen.

 Mund të jeni të parët që arrini një objektiv kaq të rëndësishëm për Shqipërinë.   Dhe kur një ditë të ktheheni në shtëpi, do të jeni të vlerësuar. Përgjithmonë do të flasin për ju dhe për atë që ju keni bërë. Jeni të gjithë të rritur, bëni punën më të bukur në botë dhe ka ardhur momenti që të kapni çdo qastë që jeta ju ofron. Dilni në fushë dhe filloni. UNË KAM BESIM DHE JAM ATY ME JU."

Kaka' prezantohet zyrtarisht tek Milani


Milani ka prezantuar (sërish) brazilianin Kaka' në një konferencë shtypi ku i pranishëm ishte edhe administratori i deleguar Adriano Galliani. Edhe pse kanë kaluar 4 vite që nga shitja e tij tek Real Madrid, Kaka' ka theksuar se i duket sikur nuk është larguar kurrë nga kuqezinjtë. 

"Janë ditë të veçanta për mua. Më duket sikur nuk jam larguar kurrë nga Milani. Tani gjej shokë të rinj skuadre, por ndjesitë janë të njëjtat. Tek Reali humba gëzimin për të luajtur futboll, por Milani është klubi i duhur për ta rigjetur atë", deklaroi Kaka'.

Duke folur për 4 vitet e dështuara në Spanjë, braziliani tha: "Nuk pata kurrë vazhdimësi, por tani jam në gjendje të mirë fizike. Pres një Milan të fortë që do më kthejë dëshirën për futboll. E kuptova që nuk do të kisha hapësira tek Reali e për këtë arsye vendosa të largohesha pasi fola me Ancelottin."

Në lidhje me pozicionin ku do të donte të luante tek Milani i Allegrit, Kaka' nënvizoi se më parë duhet diskutuar me trajnerin: "Unë luaj organizator pas dy sulmuesve ose sulmues i dytë. Të shohim se për çfarë ka nevojë Allegri. Me Realin luajta një miqësore të enjten e kaluar dhe shënova 2 gola ndaj Deportivos. Jam gati të zbres në fushë."

Alonso: T’i afrohemi Vettelit


Fernando Alonso pranoi se i duhen fitore në mënyrë urgjente për të mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion. Spanjolli i Ferrarit renditet i dyti me 46 pikë disavantazh nga Sebastian Vettel (Red Bull), kur duhen edhe 8 gara nga përfundimi i kampionatit. 

“E dimë që në Monza do të jemi mirë, kështu që prova jonë e vërtetë do të jetë Singapori, ku do të shohim nëse jemi me të vërtetë në gjendje të luftojmë për kampionatin”, tha Alonso.

“Jam optimist pasi në Belgjikë treguam përmirësim dhe shpresoj që Monza të jetë pikënisja e rekuperimit tonë”, shtoi spanjolli dy herë kampion bote.

Alonso përgënjeshtroi edhe zërat që vijnë nga Italia se do të bëjë një vit pushim: “As nuk më shkon në mendje. Jam në kulmin e karrierës dhe kam 3 vite të tjera kontratë me Ferrarin. Jam i lumtur pasi kur jep maksimumin je gjithmonë i lumtur.”

FIFA paralajmeron ekipet kombetare

Ndërkohë që ekipet kombëtare në të gjithë botën përgatiten për një javë të ngjeshur me ndeshje kualifikuese, të vlefshme për Botërorin “Brazil 2014”, jashtë fushave të blerta kompania vartëse e FIFA-s “Early Warning System GmbH” (EWS) po përgatitet gjithashtu për një periudhë tepër të ngarkuar, sa i përket monitorimit të koefiçentëve të basteve për ndonjë bast të dyshimtë. 

Deri më tani, EWS ka monitoruar të 649 ndeshjet e luajtura gjatë kualifikueseve të Botërorit të vitit të ardhshëm dhe po punon me mbi 400 operatorë bastesh, si dhe rregullatorë të bastvënieve, për të mbrojtur ndeshjet e futbollit në të gjitha kompeticionet e organizuara nga FIFA.

Një video e publikuar në faqen zyrtare të FIFA-s në internet shpjegon mënyrën se si funksionon EWS-ja, përfshi këtu edhe mënyrën se si kompania analizon, atë që konsiderohet si një kompleks ndërkombëtar i tregjeve të basteve sportive, por edhe procesin se si modelet e dyshimta apo incidentet e ndryshme raportohen drejt trupës qeverisëse të futbollit botëror.

Në video shfaqen drejtori i Sigurisë së FIFA-s, Ralf Mutschke, menaxheri i përgjithshëm i EWS, Detlev Zenglein, si dhe menaxheri analizues i kompeticionit, Jonas Pfandler, të cilët raportojnë gjithçka nga zyrat e EWS.

Merkato, Inter dhe Roma ne limite

Inter përfundon periudhën e merkatos verore me “thyerje kockash”. Jo sa i përket përfitimeve në fushën e blertë, pasi për këtë ka kohë të gjykohet, por nga pikëpamja financiare. 

Klubi i drejtuar nga Moratti është ai që shënon edhe bilancin më negativ: vetëm 8 milionë euro të ardhura, përkundrejt 49 milionëve të shpenzuara vetëm në këtë merkato.

Paraqiten më mirë Juve e Milan, respektivisht -16 milionë euro dhe -13,1 milionë euro, ndërkohë që Napoli është skuadra rekordmene e shpenzimeve, plot 85,5 milionë euro. Ndërkaq, Roma ka bilancin më pozitiv nga të gjithë: 32 milionë euro fitime.

Studimet e bëra nga “Gazzetta dello Sport”, zbulojnë disa nga karakteristikat kryesore të tratativave të ekipeve italiane.

Sa i përket ekipeve të tjera, Lazio regjistron një humbje prej 10 milionë eurosh, ndërsa Fiorentina një fitim prej 4,7 milionë eurosh, kryesisht prej shitjes së Jovetic në Angli. Kaq sa i përket financave të klubeve kryesore, pasi fusha do të tregojë me kalimin e kohës, se kush ka dalë më i fituar nga merkato e këtij viti.

Ciklizmi te zgjat jeten

Studimi francez "Tour deFrance" tregon se çiklistët profesionistë jetojnë më shumë se meshkujt e tjerë që nuk merren këtë sport. 

Çiklistët jetojnë të paktën gjashtë vite më shumë se sa të tjerët dhe rrallë mund të vdesin nga problemetkardiovaskulare.

Sipas ekipit të udhëhequr nga Eloi Marijon nga Qendra Kardiovaskulare e Parisit, janë ekzaminuar të 786 garuesit francezë që kanë marrë pjesë në "Tour de France" prej vitit 1947 deri në vitin 2012, të cilët të paktën një herë kanë përfunduar këtë garë. 

Rezultati tregon se vetëm 208 prej 786 çiklistëve kanë ndërruar jetë, që do të thotë se vdekshmëria është 41% më e ulët sesa te pjesa tjetër e meshkujve francezë.

"Ne duhet t'i inkurajojmë njerëzit që të merren me sport apo në këtë rast me çiklizëm", ka thënë mjeku Xavier Jouven, i cili ka bërë analizat e këtij hulumtimi. 

Po ashtu çiklistët, të cilët janë krahasuar edhe me maratonistët për tri javë, janë më pak të rrezikuar nga sulmet në zemër, të paktën për 33 për qind, shkruan Koha Ditore. 

Çiklistët francezë që morën pjesë në këtë hulumtim, të paktën dy herë kanë arritur ta përfundojnë garën. Mosha e tyre mesatare kur kanë debutuar në "Tour de France" ishte 25 vjeç. 

"Mesazhi është shumë i qartë. Madje edhe niveli i intensitetit të përfshirë në 'Tour de France' nuk do ta shkurtojë jetën e çiklistëve apo pjesëmarrësve tjetër", tha kardiologu amerikan Alfred Bove. "Ushtrimet dhe vendosmëria për t'u marrë me çiklizëm do të jenë vendimtare për lënien e duhanit. Çiklizmi është i shëndetshëm në të gjitha aspektet".

Tifozet madrilene therrasin "OZIL" gjate prezantimit te Bale


Presidenti i mbretërve, Florentino Perez, është i ngazëllyer me transferimin e Gareth Bale, dhe zotohet se do të vazhdojë të blejë lojtarët më të mirë në botë. Por siduket gjatë prezantimit të Bales diqka nuk i eci sikur që e kishte parashikuar, transmeton Shqipëria ONLINE. Tifozët e Real Madridit filluar thirrjet, Ozil ,Ozil , të cilët nuk dëshironin largimit e yllit gjermanë. 
Perez i ka humbur disponimi në ato momente, ku është parë duke bërë me gisht, ‘ShhhhShhhhh’, ndaluni tani.

Ja formacioni i Real Madrid me Gareth Bale


Mesut Ozil nuk do të jetë më pjesë e Real Madrid. Ylli turko-gjerman la “Santiago Bernabeu” për t’iu bashkuar Arsenalit të Arsene Wenger. Tifozët madrilenë, pavarësisht super-blerjes së Gareth Bale, sërish nuk e kanë aprovuar largimin e Ozil, i cili gjatë sezoneve të fundit ka qënë një ndër pikat më të forta të “Los Blancos”. 

Por si mund të jetë formacioni ideal i Real Madrid me Gareth Bale dhe pa Mesut Ozil? Portali Albeu ka dizenjuar një formacion, në rreshtimin taktik 4-2-3-1, ku Bale, Isco dhe Cristiano Ronaldo janë në mbështetje të sulmuesit të vetëm Karim Benzema. 

Por duke ditur që Carlo Ancelotti nuk ka shumë sulmuesë në dispozicion mund të ndodhë që ylli portugez të luajë si pykë e vetme në sulm, ndërsa vendin e tij në mesfushë mund ta zerë Modriç, i cili mund ti hapë vendin Asier Illarramendit. Gjithësesi, duhet pritur rifillimi i La Ligas pas ndeshjeve eleminatore të kombëtareve për të parë se çfarë do të vendosë tekniku italian… 
 

MARKETING

Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K