POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » » Ja formacioni anti-Slloveni sonte

Ja formacioni anti-Slloveni sonte

Written By Admin 1 on Friday, September 6, 2013 | 4:28 PM


Shqipëria sonte do të ndeshet me Slloveninë, e cila do të heqë shumë pikëpyetje rreth ankthit dhe ëndrrës që mundon një popull, kualifikimin në Botërorin 2014.
Kuqezinjtë janë të karikuar, por ndoshta kjo nuk mjafton, pasi në këtë lojë magjike duhet të kesh edhe pak fat. Objektivi minimal është të mos humbësh, por futbolli nuk është shkencë ekzakte dhe këtë e dinë të gjithë aktorët kuqezinj.
Si do të zbresë në fushë skuadra shqiptare sot? Berisha mbetet në avantazh të dukshëm ndaj Ujkanit në portë, ndërsa Admir Teli duket se e ka fituar balotazhin me Tefik Osmanin për të zëvendësuar Mërgim Mavraj. Andi Lila dhe Ansi Agolli mbeten dy mbrojtësit e krahut më në formë për momentin, kjo edhe në mungesë të Armend Dallkut, që mungon për arsye kartonësh.
Ndërsa Migjen Basha dhe Ervin Bulku mbeten preferencat kryesore në qendër të mesfushës. Dy “pistonat” e mesfushës në krahë do të jenë Valdet Rama dhe Odise Roshi. Aplikimi i skemës me një qendërsulmues, si Edgar Çani, përjashton Hamdi Salihin, por fut në lojë talentin e Paok-ut Ergys Kaçe.
Gjithçka duket gati, Shqipëria kërkon ëndrrën, Sllovenia synon të na e prishë.

Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K