POSTIMET ME TE FUNDIT :
Mirë se erdhët në "Shqipëria ONLINE" Këtu do të gjeni lajmet më te fundit...! SHIKIM TE KENDSHEM!

PARASHIKIMI I MOTIT

+12
H: +13°
L: +
Tirana
Friday, 22 February
See 7-Day Forecast
Sat Sun Mon Tue Wed Thu
           
+17° +20° +18° +13° + +12°
+10° + + + + +

MARKETING FALAS

TESTONI INTELIGJENCEN

Showing posts with label Bota. Show all posts
Showing posts with label Bota. Show all posts

Atentat ndaj kryeministrit turk Recep Tajip Erdogan

Organizata terroriste turke “Ergenkon”, e cila ende nuk është deshifruar nga autoritetet e sigurisë turke, është zbuluar në çastet e fundit lidhur me një plan që kishte për qëllim vrasjen e kryeministrit turk, Rexhep Tajip Erdogan. Grupi “Ergenkon” kishin planifikuar t’i bënte atentat kryeministrit Erdogan gjatë një vizite në Rejnhalli, mirëpo plani i menduar nga 15 persona, ka dështuar në momentet e fundit.

 Pas shpërthimi në provincën Hatay, kryeministri turk i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, Sadullah Ergin, kishte vizituar Rejhallin që t’i shprehte ngushëllimet për të vdekurit. Mirëpo, menjëherë pas kësaj vizite në sipërfaqe dolën pretendimet për atentat ndaj Erdoganit. Një prej pjesëtarëve të ekipit terrorist, me pseudonimin “Lodos” ka rrëfyer se edhe ai kishte qenë pjesë e planit të përbërë nga 15 persona që po i përgatisnin atentat kryeministrit turk, njoftojnë mediat turke, transmeton portali Almakos. Sipas “Lodos”, kanë qenë mosmarrëveshjet midis pjesëtarëve të ekipit ato që pamundësuan realizimin e planit për vrasjen e Erdoganit. Mirëpo, dëshmitari ka deklaruar se ekipi i tij është ende aktiv dhe pret momentin e volitshëm për ta realizuar qëllimin. 

Edhe në muajin maj të vitit 2011 në momentet e fundit ishte penguar një atentat ndaj kryeministrit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Aso kohe, Erdogan, ishte duke shkuar në mitingun e qytetit Trabzon, kur konvoji elektoral në qytezën Hopa, u sulmua nga persona që më pas u zbuluan nga shërbimet turke. Me këtë rast, një nga pjesëtarët e sigurisë së kryeministrit ra nga autobusi dhe përfundoi nën autobus. 

Shaka e tepruar ndaj kryeministrit te Anglise

Kryeministri britanik, David Cameron ishte viktimë e një shakaje aspak të pakëndëshme për të. 

Gjatë fotografisë së kortezisë me lojtarët e regbisë të Britanisë së Madhe, Manu Tuilagi, lojtar i kombëtares angleze, pa u menduar dy herë bën “veshët e lepurit” pas shpinës së Cameron.

E sigurisht, mes dhjetra aparatëve që po dokumentonin ngjarjen, ky moment nuk kishte se si të shpëtonte.



Pas publikimit të fotos, vetë lojtari i regbisë ka kërkuar ndjesë në Twitter: “Qëllimi im nuk ishte për të ofenduar askënd. Megjithatë kërkoj ndjesë për gjestin e pamatur që bëra”, shkruajti ai.

100.000 porosi per iPhone 5S dhe 5C ne China Unicom


Shifrat e fundit të Apple për iPhone tregojnë një numër të madh të konsumatorëve të kësaj pajisjeje të popullarizuar në Kinë.
China Unicom, që është ofruesi i dytë më i madh i shërbimeve mobile në vend, ka parë më tepër se 100 000 rezervime për dy telefonët e rinj që kur u paraqitën në skenë të Apple në fillim të javës së kaluar, tha Bloomberg të hënën.
Rezervimet kanë arritur atë nivel edhe pse bartësi ende nuk e ka treguar çmimin. iPhone 5C është gati për para-porositje nga e mbarë bota, ndërsa 5S nuk do të jetë në dispozicion deri më 20 shtator. Por rezervimet janë ndryshe nga para-porositjet.
Një rezervim online nuk kërkon para përpara, por i premtohet konsumatorit që telefoni do të jetë në dispozicion më 20 shtator. Në atë datë, konsumatorët mund të vizitojnë një dyqan të Apple në Kinë ose Hong Kong, ku punonjësit do t’i ndihmojnë ata në marrjen e planit të duhur mobil, të hapin e-mailin dhe të transferojnë kontaktet.
Abonentët e China Telecom të cilët blejnë njërin nga dy telefonët e rinj do të duhet të luftojnë me një ndihmës pak më të ulët. Një plan mujor që kushton 47 dollarë për iPhone 5S ofron një ndihmesë prej 472 dollarë, 15 për qind më pak se 555 dollarë për iPhone 5 nën të njëjtin plan, tha analistja nga Hong Kongu për Bloomberg, Eva Yip.
Bartësi mik i China Telecom do të ofrojë iPhone 5C dhe 5S me ulje prej 733 dollarë, respektivisht 864 dollarë. Telefonat janë falas për abonentët të cilët nënshkruajnë për një kontratë dy vjeçare me një plan minimal mujor pagimi prej 53 dollarë për 5C dhe 63 dollarë për 5S, shtoi Bloomberg.
China Mobile ende nuk ofron iPhone. Por raportet më të fundit thonë që Apple mund të jetë afër në arritjen e një marrëveshjeje me bartësin më të madh të vendit.

Vodafone kërkon të blejë Kabel Deutschland për 10 miliardë $

Vodafone është afër finalizimit të blerjes së Kabel Deutschland, operatori kabllori më i madh në Gjermani për 10 miliardë $.
Sipas lajmit të publikuar thuhet se kompania ka arritur mbështetjen e 75 % të aksionerëve. Vodafone pret ta përfundojë këtë blerje në fund të muajit shtator, edhe pse marrëveshja duhet të marrë votëbesimin nga Komisioni Europian.
Duke blerë Kabel Deutschland , Vodafone pretendon të jetë më konkurruese në tregun gjerman duke kombinuar përhapjen fikse, mobile dhe abonimet e televizorit, tha gjatë prezantimit të planit në qershor.
Një blerje e suksesshme do ti ofrojë Vodafone aftësi për të ofruar një komunikim të unifikuar në Gjermani duke marrë avantazhe nga banda e gjerë me shpejtësi të lartë të Kabel. Do ti zgjerojë gjithashtu komunikimin e konsumatorëve me bizneset në Gjermani.
Kjo marrëveshje do ti jap operatorit me 5 milion abonentë të bandës së gjerë, 7.6 milionë abonentë direkt të televizionit dhe 32.4 milionë abonentë mobil në Gjermani.
Aksionerët e Kabel Deutschland kanë mundësi deri më 30 shtator të pranojnë ofertën e Vodafone shkruhej në një deklaratë për shtyp nga kompania.

Prezantohet BMW i8, kryeveper


Në panairin e makinave në Frankfurt prezantohet BMW i8. Bëhet fjalë për modelin sportiv 2+2 Plug-in Hybrid, i cili disponon forcën e kombinuar prej 362 kuaj fuqive dhe moment të rrotullimit prej 570 Nm (kombinimi i elektromotorit me 131 kuaj fuqi, baterive litium-ion dhe motorit benzinë 1.5 litërsh turbo me 231 kuaj fuqi.
BMW i8 edhe pse peshon 1490 kg, përshpejtimin nga 0 në 100 km/h e arrin për vetëm 4.5 sekonda, shpejtësia maksimale është 250 km/h, ndërsa harxhimet do të jenë vetëm 2.5 litra për 100 kilometra të kaluara.

Zhvishet ne skene, cmendet juria (VIDEO)


Pjesëmarrësja në emisionin britanik “Unë kam talent” ka treguar se cfarë mund të bëjë duke kënduar “The Bare Necessities” duke lënë jurinë pa tekst.
Juria të cilën e përbënin Sajmon Kauel, Amanda Holden, Dejvid Vilijams djhe Alisha Dikson, ishin të befasuar!
Shoku në fytyrë të tyre është vërejtur kur është zhveshur dhe ka filluar të “dredhë”
Shumë nga prindërit janë frustruar për shkak të paraqitjes së saj, sepse numër I madh I fëmijëve kanë parë zhveshjen e saj.

NSA i jep informacionet sekrete Izraelit

Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) shkëmben vazhdimisht të dhëna sekrete të papërpunuara me Izraelin, pa kryer fillimisht kërkime për të hequr informacione rreth qytetarëve amerikanë, zbulon një dokument sekret i publikuar nga “The Guardian”, që e ka marrë atë nga spiuni Edward Snowden. 

Detajet e marrëveshjes së shkëmbimit të informacioneve sekrete janë paraqitur në një memorandum mirëkuptimi mes NSA-së dhe homologëve të tyre izraelitë, që tregojnë se qeveria amerikane dorëzon komunikimet e përgjuara, ku me shumë gjasa përfshihen edhe telefonatat e email-et e qytetarëve amerikanë. Marrëveshja nuk vendos kufinj ligjorë detyrues, për përdorimin e të dhënave nga izraelitët.

Zbulimi se NSA ka rënë dakord për të shkëmbyer të dhëna sekrete të papërpunuara me një vend të huaj, bie në kundërshtim me siguritë e dhëna nga administrata e Obamës, se ekzistojnë masa mbrojtëse të ashpra për të mbrojtur privatësinë e shtetasve amerikanë të përfshirë nga përgjimet.

Komuniteti i inteligjencës e quan këtë proces “minimizim”, por memorandumi e bën të qartë se informacioni i shkëmbyer me izraelitët ndodhet në një gjendje të pa-minimizuar.

Marrëveshja u arrit në parim në mars të vitit 2009, sipas memorandumit pa datë, që parashtron rregullat bazë për shkëmbimin e inteligjencës.

Memorandumi prej 5 faqesh, cilëson një marrëveshje mes agjencive të SHBA-ve dhe Izraelit “që ka të bëjë me mbrojtjen e shtetasve amerikanë”, duke theksuar vazhdimisht të drejtat kushtetuese të amerikanëve për privatësi dhe nevojën e stafit të inteligjencës izraelite për të respektuar këto të drejta.

Putin: Sulmet në Siri do të nxisnin terrorizmin

Ndërkohë që Obama pushon përkohësisht, Putin del në qendër të vëmendjes, duke dashur t’i thotë diçka amerikanëve në lidhje me Sirinë, me anë të asaj që ai e quan “një lutje për të pasur kujdes”. 

Duke shfrytëzuar faqen e opinioneve në “New York Times”,  “për të folur drejtpërdrejt me popullin amerikan dhe liderët e tyre politik, në një moment komunikimi të pamjaftueshëm mes shoqërive tona”, presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar për përkeqësim të situatës në Lindjen e Mesme dhe në botë, nëse vendet do të anashkalojnë Kombet e Bashkuara dhe do të ndërmarrin veprime ushtarake.

“Sulmi potencial i SHBA-ve ndaj Sirisë do të rezultojë në rritjen e numrit të viktimave të 
pafajshëm dhe përshkallëzim të tensionit, duke e përhapur potencialisht konfliktin përtej kufijve të Sirisë”, shkroi Putin në editorialin e tij, që u shfaq mbrëmjen e së mërkurës online. “Sulmi do të shtonte dhunën dhe do të nxiste një valë të re terrorizmi”.

“Çdo veprim ushtarak do të minonte përpjekjet e gjithanshme për të zgjidhur problemin bërthamor të Iranit dhe konfliktin izraelito-palestinez, si dhe do të destabilizonte më shumë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Ai mund të hidhte poshtë të gjithë sistemin e ligjeve ndërkombëtare dhe të çonte në një zhbalancim total”.

Duke e quajtur luftën civile si një “konflikt të brendshëm, i nxitur nga armët e të huajve të dhëna ndaj rebelëve opozitarë”, Putin paralajmëroi të mos mbahej ana e opozitës në Siri, që sipas tij “përfshin, më shumë se mjaftueshëm, luftëtarë të al-Qaeda-s dhe ekstremistë të çdo lloji”.

Megjithatë, ai nuk përmend fare faktin që Rusia furnizon prej kohësh me armë qeverinë siriane. Lideri i Rusisë tha se “nuk del në mbrojtje të qeverisë siriane”, por kërkon të favorizojë “një plan kompromisi”. Veprimet ushtarake kundër qeverisë siriane, pa miratimin e Këshillit të Sigurisë në OKB, “janë të papranueshme bazuar mbi statutin e Kombeve të Bashkuara dhe do të konsituonte një akt agresioni”, sipas Putin.

Duke kontestuar pohimet e Obamës dhe të tjerëve, Putin tha se “ekziston çdo arsye e mundshme të besohet se armët kimike nuk janë përdorur nga ushtria siriane, por nga forcat opozitare për të provokuar ndërhyrjen nga padronët e tyre të huaj e të fuqishëm, që do të viheshin në krah të fundamentalistëve”.

Përdorimi i forcës ushtarake ka “rezultuar joefektive dhe e pavlerë” në vende si Afganistani, Libia dhe Iraku, deklaron presidenti rus në opinionin e tij. Ai hamendëson se vdekjet mes civilëve në Siri, nëse do të ketë sulme ajrore, do të jenë “të paevitueshme”.

Putin përfundon opinionin e tij duke thënë se ai dhe Obama ndajnë “një besim në rritje”. E megjithatë, ai sfidoi gjithashtu çështjen e Obamës për mbinatyrshmërinë e amerikanëve në fjalimin e tij të mbrëmjes së të martës, duke thënë se “është jashtëzakonisht e rrezikshme të inkurajosh njerëzit të shohin vetveten si të jashtëzakonshëm, për çfarëdo lloj motivi”.

“Ne jemi të gjithë të ndryshëm, - përfundoi Putin, - por, kur ne lutemi për bekimin e Zotit, ne nuk duhet të harrojmë se Zoti ka krijoi të gjithëve të barabartë”
.

Iniciativa e Engel në Kongresin amerikan

Anëtari i Kongresit amerikan, Eliot Engel paraqiti në Dhomën e Përfaqësuesve një deklaratë për të nderuar Azem Hajdarin, udhëheqësin e lëvizjes për demokraci në Shqipëri në 15-vjetorin e vrasjes. 

“Përmes fjalëve dhe veprave, Azem Hajdari tregoi se liria nuk dhurohet, por fitohet me përpjekje, vendosmëri dhe besim”, thuhet në deklaratë.

Azem Hajdari, i cili u vu në krye të lëvizjes studentore që përshpejtoi rënien e komunizmit në Shqipëri, u vra më 12 shtator 1998. Ai kishte mundur t'i mbijetonte një atentati të mëparshëm në vitin 1997 brenda Parlamentit shqiptar, ku mori plagë të rënda.

Gjatë konfliktit në Kosovë, thuhet në deklaratën e kongresmenit Engel, Azemi mbështeti gjithashtu lëvizjen e Kosovës për liri e pavarësi, duke i kushtuar asaj kohë dhe energji.

Në deklaratën e tij, Eliot Engel, anëtar i Dhomës së Përfaquesve dhe numri i dy i komisionit për marrëdhëniet me jashtë të kësaj Dhome, thotë se Azem Hajdari ishte një mbrojtës i fuqishëm i vlerave demokratike dhe hero për shumë shqiptarë.

Zoti Engel u kërkon kolegëve të tij, anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, të përkujtojnë Azem Hajdarin për kontributin historik në ndërtimin e demokracisë në Shqipëri.

Më 12 shtator, shqiptarë nga i gjithë vendi, nga Kosova dhe vende të tjera do të mblidhen për ceremoninë e rivarrimit të Azem Hajdarit, i cili do të prehet në varrezat e dëshmorëve në Tiranë.

Njeriu me i vjeter ne bote eshte 160 vjec


Shumë njerëz as që kanë dëgjuar për pushtimin italian të Etiopisë në vitin 1895, por jo fermeri në pension Dhaqabo Ebba, i cili pretendon se ishte rreth të 40-tave në atë kohë. 

Ebba, nga Etiopia, thotë se është 160 vjeç, çka nëse është e vërtetë do ta shndërronte atë në njeriun më të moshuar të njohur ndonjëherë në histori.

Sipas Ebba, ai mban mend deri në detaje momente të pushtimit italian, por nuk është në gjendje të vertetojë moshën pasi në atë kohë nuk kishte regjistrime në Etiopi.


Dhaqabo Ebba, etiopiani qe pretendon se eshte 160 vjec

Megjithatë, shumë prej dëshmive të treguara prej të moshuarit përputhen me faktet e njohura të atij pushtimi.

Në një intervistë për televizionin vendas “Oromiya TV”, dhënë gazetarit Mohammed Ademo, Ebba nuk dha vetëm detaje për pushtimin italian, por edhe për shumë ngjarje të tjera të hershme të lokalitetit ku ai jeton, duke e bërë reporterin të besojë se i ftuari i tij ishte “të paktën” aq vjeç sa pretendonte.


Calment, francezja e cila nderroi jete ne moshen 122 vjec e 164 dite

Deri më sot, mashkulli më jetëgjatë i regjistruar është japonezi Jiroemon Kimura, që ndërroi jetë më parë gjatë vitit në moshën 116-vjeçare ndërsa njeriu më jetëgjatë i regjistruar në absolut, është francezja Jeanne Calment, e cila kur ndërroi jetë në vitin 1997 ishte 122 vjeç e 164 ditë.

Vajza merr flake duke kercyer (VIDEO)

Pas Harlem Shake, Twerking është kërcimi i momentin dhe kjo vajzë u mundua ta aplikojë atë në shtëpi. 

Por dicka shkoi keq dhe kërcimi rezultoi aq i nxehtë sa vetë vajza ka marrë flakë…të paktën nisur nga ajo që përcjellin këto pamje. 

Video po qarkullon prej disa ditësh në internet dhe është postuar nga vetë autorja e kërcimit që ka dashur të ndajë me të tjerët përvojën e saj të parë në kërcimin e “Twerking”. 


 

Hoteli turk merr cmimin "Hoteli me i mire i 2013" E vecanta e tij eshte qe...


“Hoteli më luksi” në Turqi dhe në Evropë për vitin 2013, i është dhënë rrjetit të hoteleve Angel. Ky çmim, iu dha hotelit në fjalë gjatë një ceremonie ku përzgjidhen hotelet që ofrojnë shërbimet më të mira në botë, në festivalin Oskar të turizmit, i cili u mbajt në Antalia të Turqisë.

Në festival merrnin pjesë përfaqësues të mbi 50 rrjete hotelesh luksoze evropiane. Gjatë ceremonisë, u zgjodhën 15 hotele, pjesë e një rrjeti, si hotelet më të mira për vitin 2013 dhe për këtë iu dorëzua dhe çmimi vlerësues.
E veçanta e këtij rrjeti hotelesh është se ato nuk shërbejnë pije alkoolike në ambientet e hoteleve, si dhe nuk lejojnë konsumimin e këtyre lëndëve.

Mardhenje seksuale me robot, tashme realitet

Seksi me një robot tashmë është bërë realitet. Instituti AIST në Japoni ka prezantuar robotin femër, që kërcen, këndon dhe mund të kënaqë nevojat seksuale të meshkujve.
Eksperti David Levy kishte deklaruar në vitin 2007 se brenda 5 vjetësh seksi me një robot do të ishte i mundur dhe pas 40 vjetësh do të jetë e mundur edhe të dashurohesh me një prej tyre. Dhe kështu ndodhi. Në vitin 2013 roboti i gatshëm për seks quhet Roxxxy. Roboti peshon 27 kg dhe është i gjatë 1 metër e 70 cm.
Roxxxy është fryt i punës së inxhinierit elektronik Douglas Hines, i cili është themelues i TC Systems.
“Diferenca midis një roboti dhe një njeriu do të vijojë të reduktohet gjithnjë e më shumë. Kjo është emocionuese.”- deklaroi inxhinieri Hines.

Rusia paralajmeron rrezikun e rrembimit nga SHBA te shtetasve ne bote

Godina e ministrise se jashtme ruse ne Moske!
Ministria e Jashtme e Rusisë paralajmëroi të gjithë shtetasit për rrezikun që i kanoset nëse vizitojnë vende që kanë marrëveshje ekstradimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Në deklaratën e saj, Moska paralajmëronte se vizita në këto vende mund të të bëjë të përfundosh në një burg amerikan, nëse Uashingtoni do të nxjerrë një mandat arresti, të justifikuar apo jo.

Në paralajmërimin e publikuar ditën e martë, ministria denonconte faktin se "disa shtetas rusë janë rrëmbyer dhe dërguar në SHBA, pa iu garantuar e drejta e një gjyqi të lirë dhe transparent".

Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë kanë degraduar në nivelin më të ulët në shumë vjet, pas qëndrimit të vendosur që po mban presidenti Putin në mbështetje të regjimit të al-Assad në Siri dhe pas akordimit të strehimit politik për Edward Snowden, ish-punonjësit të CIA-s të kërkuar në vendin e tij për spiunazh.

Deklarata, e cila nuk i referohej çështjes Snoëden në asnjë moment, mbështeste arsyetimin e saj në "verdiktet e pajustifikuara" nga ana e Viktor Bout dhe Konstantin Yaroshenkos, të dy të burgosur pasi u ekstraduan në SHBA.

Bout u dënua me 25 vjet heqje lirie në prill 2012, pasi u shpall fajtor për akuzën e "komplotit për vrasjen e zyrtarëve dhe shtetasve amerikanë", si pjestar i një rrjeti të supozuar të trafikimit të armëve.

Ai u ekstradua në SHBA prej Tajlandës.

Nga ana e tij, Yaroshenko, një pilot i avionëve të mallrave, u arrestua në Liberi mbi bazën e një mandati të kërkimit ndërkombëtar.

I ekstraduar në SHBA në vitin 2011, ai u dënua me 20 vjet heqje lirie për trafik ndërkombëtar droge. 

Londer, shkrihet makina nga reflektimi ne xhamat e qiellgervishteses

Jo vetëm trafiku, por londinezët tashmë kanë edhe një shqetësim më shumë në rrugët e kryeqytetit.... qiellgërvishtësit. 

Mund të ngjajë si fantashkencë, por pronari i një "Jaguar XJ" e gjeti makinën e tij të shkrirë, pasi kishte parkuar pranë një sheshi ndërtimi ku po ngrihet një ndër kullat moderne shumëkatëshe të Londrës.

Në një rastësi të paparashikuar në projekt, xhamat e kullës së quajtur "Walkie Talkie" reflektuan rrezet e Diellit mbrapsht dhe qëndra e rrezeve pritej pikërisht mbi makinën e tij.

Si rrjedhojë e nxehtësisë ekstreme, automjetit iu rezervua i njëjti fat i një gazete që vendoset në një lupë drejtuar Diellit, ndërsa një pjesë e mirë e makinës luksoze ishte shkrirë, kur pas disa orësh, pronari i saj shkoi që ta merrte.


Tashmë, nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me projektin, por arkitektët duhet të mendojnë një zëvendësues të përshtatshëm të xhamave të rrezikshëm për shëndetin, vendosur në qiellgërvishtësin e tyre.

Foto qe vendos SHBA me "shpatulla pas murit"

Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke përgatitur një sulm të mundshëm mbi Sirinë, ekziston një imazh të cilin administrata e Obamës nuk do të dëshironte që të publikohej kurrë. 

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili ka krahasuar Bashar al-Assadin me Hitlerin dhe Saddam Hussein në një fjalim të gjatë gjatë së dielës, shfaqet në këtë foto duke darkuar me presidentin e Sirisë, në vitin 2009.

Assad dhe Kerry, në atë kohë një ish-kandidat për president i SHBA-së dhe një prej senatorëve me më shumë ndikim në Senat, duken tepër të përfshirë në bisedë, ndërsa gratë e tyre i qëndrojnë nga pranë.

Një kamarier me veshje popullore siriane i qëndron pranë, ndërsa Kerry dhe Assad shijojnë darkën, e cila nuk mund të konsiderohet si një pritje diplomatike, por një kortezi personale e Presidentit të Sirisë.


Për ironi të fatit, pas atij takimi, Kerry deklaroi në mediat amerikane se ishte takuar me “partnerin” al-Assad, me qëllim që të diskutonte mbi mbarëvajtjen e procesit të paqes në Lindjen e Mesme.

Imazhet e këtij takimi, u publikuan të hënën nga “Daily Mail” dhe disa rrjete të tjera mediatike botërore.

Assad: Obama dhe Hollande, të paaftë

“Kemi sfiduar Shtetet e Bashkuara dhe Francën që të nxjerrin qoftë edhe një provë të vetme. Por Obama dhe Hollande kanë qenë të paaftë, edhe përpara popujve të tyre”. 

Kështu ka deklaruar presidenti sirian Bashar al Assad, duke folur ekskluzivisht për të përditshmen franceze “Le Figaro”, në lidhje me akuzat për sulm me armë kimike të bëra ndaj regjimit të tij.

“Lindja e Mesme është kthyer në pluhur dhe nëse do të ketë bombardime ndaj Sirisë, atëherë ekziston rreziku për një luftë rajonale”, ka vijuar më tej Assad.

Ai ka theksuar se nuk mjafton të flitet vetëm për përgjigjen siriane, por 
edhe për atë që mund të ndodhë pas bombardimit të parë nga ana e Perëndimit. 


“Për momentin, askush s’e di se çfarë do të ndodhë. Të gjithë do të humbin kontrollin e situatës kur pluhuri të ngrihet. Kaosi dhe ekstremizmi do të përhapen. Pra, ekziston rreziku i një lufte rajonale”, ka nënvizuar Assad.

“Kushdo që operon kundër interesave të Sirisë dhe qytetarëve të saj është një armik”, ka qenë një tjetër mesazh i presidentit sirian gjatë intervistës.

“Populli francez nuk është armiku ynë, por politika e ndjekur nga shteti i tyre është armiqësore kundrejt popullit sirian. Në këtë situatë, shteti francez do të jetë një armik”, ka thënë Assad.

Sipas tij, “kjo armiqësi do të marrë fund kur shteti francez të ndryshojë politikë. Do të ketë reaksione, natyrisht negative, ndaj interesave të Francës”.

Akuzat e shteteve të Perëndimit ndaj Damaskut se ka kryer një sulm me armë kimike ndaj popullsisë siriane Assad i cilëson si “jo logjike”.

“Supozojmë se ushtria jonë do të përdorë armë të shkatërrimit në masë, a është logjike që ta bëjë këtë në një zonë ku ndodhet vetë ajo dhe ku ushtarët janë plagosur nga armë të tilla, sikurse thanë inspektorët e OKB-së që vizituan spitalin ku janë shtruar? Ku është logjika këtu?”, ka shtuar Assad
.

470 milionë usd për Fukushimën

Japonia do të investojë qindra miliona dollarë për të ndalur rrjedhjen e ujit radioaktiv nga impianti bërthamor i Fukushimës. Zëdhënësi i qeverisë Yshihide Suga deklaroi se 47 miliardë jen, ose 473 miliardë dollarë, do të investohen për projektin. 

“Rrjedhjet radioaktive po përkeqësohen gjithnjë e më shumë dhe qeveria e konsideroi thelbësore të përfshihej në këtë operacion”, deklaroi Suga.

Impianti u dëmtua nga tërmeti dhe tsunami i marsit 2011. Katastrofa dëmtoi sistemet e ftohjes të reaktorëve, tre prej të cilëve u shkrinë.

Aktualisht uji po futet me pompë për të ftohur reaktorët, por mbledhja e sasive të mëdha të ujit radioaktiv është kthyer në një sfidë për kompaninë që menaxhon impiantin, TEPCO.

Në kuadër të planit të qeverisë, një mur prej toke të ngrirë do të ngrihet përreth reaktorit duke përdorur tuba të mbushur me ftohës për të parandaluar kontaktin e ujit nën tokë me ujin radioaktiv.

Sistemet e trajtimit të ujërave do të gradohen gjithashtu për të frenuar përhapjen e ujit të kontaminuar, ka njoftuar gjithashtu zyrtari i qeverisë.

Dëmtimi i impiantit e ka bërë të domosdoshme pompimin e ujit për të ftohur reaktorët, një proces një krijon 400 tonelata ujë të kontaminuar shtesë çdo ditë. Uji po magazinohet në çisterna të përkohshëm.

Muajin e kaluar TEPCO deklaroi se 300 tonë ujë me prani të lartë radioaktive kishte rrjedhur nga një prej çisternave, një prej incidenteve më të rënda të regjistruar. 

Zhduket një gomone me 27 persona

Zhduket në kanalin e Otrantos një gomone me 27 persona në bord, të cilët dyshohet se janë klandestinë. 

Nuk ka asnjë informacion për kombësinë, moshën apo nëse ka gra dhe fëmijë në mjetin lundrues.

Sipas një njoftimi për mediat dhënë nga Drejtoria e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak, rreth orës 20:50 të mbrëmjes së të hënës, gomonia ka lëshuar sinjalin SOS, pas të cilit menjëherë janë nisur drejt këtij rajoni dy anijet e gatshme të Rojës Bregdetare, nga bazimi i Pashalimanit dhe Porto-Palermos, të cilat kanë kryer operacion kërkimi në det deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

"Edhe pse kërkimet kanë qenë intensive, nuk është bërë e mundur gjetja e gomones, për arsye të mungesës së të dhënave të sakta të vendndodhjes, si dhe të zonës së gjerë ku u zhvilluan kërkimet", thuhet në njoftim.

Ndërkohë kërkime aktualisht në det po kryhen edhe nga pala italiane, shqiptare dhe dy helikopterë britanikë, të cilët ndodhen në territorin shqiptar në kuadër të stërvitjes “Albanian Lion-13”. Mësohet se mbrëmjen e kaluar deti ka qenë i qetë dhe dyshohet shkaku për alarmin të ketë qenë një defekt i gomones.

Gruaja qe ka gjoksin me te madh ne bote


Eshte nga Gjeorgia dhe ka gjoks me te madh ne bote, me permasa prej 2.5 m dhe peshe 50 kg.

Cdo dite njerezit ne rruge me ofendojne, ata qe nuk me njohin. 

Nuk mund ti kuptoj po edhe une jam njeri si te gjithe, ka theksuar ajo ne nje prononcim te saj. 
 

MARKETING

Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K