POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » » Kaka' prezantohet zyrtarisht tek Milani

Kaka' prezantohet zyrtarisht tek Milani

Written By Admin 1 on Friday, September 6, 2013 | 9:30 AM


Milani ka prezantuar (sërish) brazilianin Kaka' në një konferencë shtypi ku i pranishëm ishte edhe administratori i deleguar Adriano Galliani. Edhe pse kanë kaluar 4 vite që nga shitja e tij tek Real Madrid, Kaka' ka theksuar se i duket sikur nuk është larguar kurrë nga kuqezinjtë. 

"Janë ditë të veçanta për mua. Më duket sikur nuk jam larguar kurrë nga Milani. Tani gjej shokë të rinj skuadre, por ndjesitë janë të njëjtat. Tek Reali humba gëzimin për të luajtur futboll, por Milani është klubi i duhur për ta rigjetur atë", deklaroi Kaka'.

Duke folur për 4 vitet e dështuara në Spanjë, braziliani tha: "Nuk pata kurrë vazhdimësi, por tani jam në gjendje të mirë fizike. Pres një Milan të fortë që do më kthejë dëshirën për futboll. E kuptova që nuk do të kisha hapësira tek Reali e për këtë arsye vendosa të largohesha pasi fola me Ancelottin."

Në lidhje me pozicionin ku do të donte të luante tek Milani i Allegrit, Kaka' nënvizoi se më parë duhet diskutuar me trajnerin: "Unë luaj organizator pas dy sulmuesve ose sulmues i dytë. Të shohim se për çfarë ka nevojë Allegri. Me Realin luajta një miqësore të enjten e kaluar dhe shënova 2 gola ndaj Deportivos. Jam gati të zbres në fushë."
Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K