POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » » Alonso: T’i afrohemi Vettelit

Alonso: T’i afrohemi Vettelit

Written By Admin 1 on Friday, September 6, 2013 | 9:29 AM


Fernando Alonso pranoi se i duhen fitore në mënyrë urgjente për të mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion. Spanjolli i Ferrarit renditet i dyti me 46 pikë disavantazh nga Sebastian Vettel (Red Bull), kur duhen edhe 8 gara nga përfundimi i kampionatit. 

“E dimë që në Monza do të jemi mirë, kështu që prova jonë e vërtetë do të jetë Singapori, ku do të shohim nëse jemi me të vërtetë në gjendje të luftojmë për kampionatin”, tha Alonso.

“Jam optimist pasi në Belgjikë treguam përmirësim dhe shpresoj që Monza të jetë pikënisja e rekuperimit tonë”, shtoi spanjolli dy herë kampion bote.

Alonso përgënjeshtroi edhe zërat që vijnë nga Italia se do të bëjë një vit pushim: “As nuk më shkon në mendje. Jam në kulmin e karrierës dhe kam 3 vite të tjera kontratë me Ferrarin. Jam i lumtur pasi kur jep maksimumin je gjithmonë i lumtur.”
Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K