POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » , » Çfarë dini për rregullën 50-30-20?

Çfarë dini për rregullën 50-30-20?

Written By Admin 1 on Friday, September 6, 2013 | 5:50 PM


Eksperti për lidhje, Vendi Aterberi, propozon rregullën të cilën e ka quajtur 50-30-20. Këta numra kanë kuptimin që 50 për qind të kohës duhet ndarë për partnerin, 30 për qind për miqtë dhe familjen dhe 20 për qind për veten.

Harroni porositë SMS
Porositë SMS janë armiku kryesor i çdo forme të komunikimit. Nëse keni arritur në situatën kur me partnerin duhet të debatoni, bëjeni këtë debat nëpërmjet telefonit apo kokë më kokë.

Pranoni kompromisin, por mos e harroni veten
“Nëse i pranoni gjithë ato që dëshiron partneri, do të ndërtoni një bazë të keqe për debate të ardhshme”, konstaton Vendi.

Mos bëni krahasime me ish-partnerin me të tashmin
Mos bisedoni për meshkujt e tjerë derisa të mos jeni të sigurt për lidhjen tuaj. Mbase do të mendoni që partneri juaj i tashëm dëshiron të dëgjojë se çfarë dashnori ka qenë ish i dashuri, mirëpo ekzistojnë gjasa që të hyni në një “terren të rrëshqitshëm” në të cilin shumë lehtë mund të rrëzoheni.

Tregojani kufijtë tuaj
Bisedoni haptas për gjërat të cilat i dëshironi apo për ato që nuk i dëshironi në shtrat dhe a ju pengon këmbimi i përkëdheljeve para të tjerëve.

Mos u bëni sikur lidhja juaj është më e sigurt seç është në të vërtetë
Koha do të tregojë se a e meriton ai që të jetë pranë jush dhe a do të tregojë gatishmëri të ndërtojë lidhje serioze apo thjesht kjo gjë as që i ka shkuar në mend.

Vazhdoni të jini femër e lumtur dhe e pavarur
Mos prisni nga mashkulli që ai të jetë i vetmi burim i lumturisë suaj, por kënaquni me ato gjëra të vogla të cilat ju bëjnë të lumtur, por të cilat nuk kanë lidhje me partnerin tuaj. 
Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K