POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » , , » Ciklizmi te zgjat jeten

Ciklizmi te zgjat jeten

Written By Admin 1 on Thursday, September 5, 2013 | 12:04 AM

Studimi francez "Tour deFrance" tregon se çiklistët profesionistë jetojnë më shumë se meshkujt e tjerë që nuk merren këtë sport. 

Çiklistët jetojnë të paktën gjashtë vite më shumë se sa të tjerët dhe rrallë mund të vdesin nga problemetkardiovaskulare.

Sipas ekipit të udhëhequr nga Eloi Marijon nga Qendra Kardiovaskulare e Parisit, janë ekzaminuar të 786 garuesit francezë që kanë marrë pjesë në "Tour de France" prej vitit 1947 deri në vitin 2012, të cilët të paktën një herë kanë përfunduar këtë garë. 

Rezultati tregon se vetëm 208 prej 786 çiklistëve kanë ndërruar jetë, që do të thotë se vdekshmëria është 41% më e ulët sesa te pjesa tjetër e meshkujve francezë.

"Ne duhet t'i inkurajojmë njerëzit që të merren me sport apo në këtë rast me çiklizëm", ka thënë mjeku Xavier Jouven, i cili ka bërë analizat e këtij hulumtimi. 

Po ashtu çiklistët, të cilët janë krahasuar edhe me maratonistët për tri javë, janë më pak të rrezikuar nga sulmet në zemër, të paktën për 33 për qind, shkruan Koha Ditore. 

Çiklistët francezë që morën pjesë në këtë hulumtim, të paktën dy herë kanë arritur ta përfundojnë garën. Mosha e tyre mesatare kur kanë debutuar në "Tour de France" ishte 25 vjeç. 

"Mesazhi është shumë i qartë. Madje edhe niveli i intensitetit të përfshirë në 'Tour de France' nuk do ta shkurtojë jetën e çiklistëve apo pjesëmarrësve tjetër", tha kardiologu amerikan Alfred Bove. "Ushtrimet dhe vendosmëria për t'u marrë me çiklizëm do të jenë vendimtare për lënien e duhanit. Çiklizmi është i shëndetshëm në të gjitha aspektet".
Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K