POSTIMET ME TE FUNDIT :
Mirë se erdhët në "Shqipëria ONLINE" Këtu do të gjeni lajmet më te fundit...! SHIKIM TE KENDSHEM!

PARASHIKIMI I MOTIT

+12
H: +13°
L: +
Tirana
Friday, 22 February
See 7-Day Forecast
Sat Sun Mon Tue Wed Thu
           
+17° +20° +18° +13° + +12°
+10° + + + + +

MARKETING FALAS

TESTONI INTELIGJENCEN

Atentat ndaj kryeministrit turk Recep Tajip Erdogan

Organizata terroriste turke “Ergenkon”, e cila ende nuk është deshifruar nga autoritetet e sigurisë turke, është zbuluar në çastet e fundit lidhur me një plan që kishte për qëllim vrasjen e kryeministrit turk, Rexhep Tajip Erdogan. Grupi “Ergenkon” kishin planifikuar t’i bënte atentat kryeministrit Erdogan gjatë një vizite në Rejnhalli, mirëpo plani i menduar nga 15 persona, ka dështuar në momentet e fundit.

 Pas shpërthimi në provincën Hatay, kryeministri turk i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, Sadullah Ergin, kishte vizituar Rejhallin që t’i shprehte ngushëllimet për të vdekurit. Mirëpo, menjëherë pas kësaj vizite në sipërfaqe dolën pretendimet për atentat ndaj Erdoganit. Një prej pjesëtarëve të ekipit terrorist, me pseudonimin “Lodos” ka rrëfyer se edhe ai kishte qenë pjesë e planit të përbërë nga 15 persona që po i përgatisnin atentat kryeministrit turk, njoftojnë mediat turke, transmeton portali Almakos. Sipas “Lodos”, kanë qenë mosmarrëveshjet midis pjesëtarëve të ekipit ato që pamundësuan realizimin e planit për vrasjen e Erdoganit. Mirëpo, dëshmitari ka deklaruar se ekipi i tij është ende aktiv dhe pret momentin e volitshëm për ta realizuar qëllimin. 

Edhe në muajin maj të vitit 2011 në momentet e fundit ishte penguar një atentat ndaj kryeministrit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Aso kohe, Erdogan, ishte duke shkuar në mitingun e qytetit Trabzon, kur konvoji elektoral në qytezën Hopa, u sulmua nga persona që më pas u zbuluan nga shërbimet turke. Me këtë rast, një nga pjesëtarët e sigurisë së kryeministrit ra nga autobusi dhe përfundoi nën autobus. 

5 aplikacionet me te populluara per dergimin e SMS

WhatsApp është një shërbimi më popullor për dërgimin e mesazheve, i disponueshëm për Android, iOS, Windows Phone edhe për platforma të tjera mobile të suksesshme. 
Aplikacioni përdor teknologjinë 3G ose Wi-Fi për dërgimin e mesazheve pa qenë e nevojshme të paguhet kosto shtesë.
 Me WhatsApp është e mundur që të dërgohen dhe të merren mesazhe, foto, regjistrime audio apo video mesazhe.
WhatsApp
Viber është një prej platformave më popullore për dërgimin e mesazheve që lejon përdoruesit të dërgojnë mesazhe tekst, foto ose video. Gjithashtu është e mundur që të kryhen telefonata pa pagesë vetëm nëpërmjet përdorimit të teknologjisë 3G apo Wi-Fi. Aplikacioni ka momentalisht 200 milion përdorues aktivë dhe është i disponueshëm për platformat e rëndësishme mobile.
Viber
Skype është platforma e komunikimit e krijuar nga Microsoft dhe është e disponueshme për të gjitha platformat e rëndësishme desktop dhe mobile. Ky aplikacion numëron plot 663 milion përdorues aktivë.
Skype
Line është një aplikacion tjetër popullor që lejon përdoruesit të kryejnë telefonata si dhe të dërgojnë mesazhe pa pagesë. Momentalisht aplikacioni numëron plot 250 milion përdorues nga 231 shtete të ndryshme.
Line
Facebook Messenger lejon përdoruesit të dërgojnë mesazhe tekst dhe zanore. Përveç tyre mesazhet mund të bëhen më interesante nëpërmjet fotove apo fytyrave që shprehin emocione të ndryshme. Aplikacioni momentalisht nuk është i disponueshëm për Windows Phone por për Windows desktop.
Facebook Messenger

BlackBerry publikon modelin e ri Z30 (VIDEO)

BlackBerry ka lançuar Z30, një smartfon 3 inç, i pari që suporton versionin e ri të sistemit operativ të Blackberry, 10.2.
Duke ndjekur gjurmët e Z10, Z30 nuk ka një tastierë fizike, por një ekran me rezolucion 1280×720, 5 inç Super AMOLED që e zë gjithë hapësirën e modelit.
Ky smartfon ka një procesor me dy bërthama 1.7 GHz me një GPU me katër bërthama Adreno 320, 2 GB RAM, një antenë e një gjenerate të re që jep lidhje cilësore në sinjale të dobëta dhe një bateri 2880mAh.
Njësoj e rëndësishme dhe cilësore si hardueri i smartfonit është edhe sistemi i tij operativ i cili sjell funksionin “Priority Hub”, një ambient i vetëm për të menaxhuar të gjitha bisedat dhe njoftimet. Gjithashtu ky smartfon ka edhe shërbimin BBM.
Duke filluar që nga java e ardhshme smartfoni do të bëhet i disponueshëm fillimisht në disa vende të Lindjes së Mesme dhe në Angli.
Ndërsa për vendet e tjera mund të disponohet nga pushimet e dhjetorit. Ndërsa për ata që zotërojnë modele të BlackBerry Z10, Q10 dhe Q5 mund të marrin versionin e ri 10.2 të sistemit operativ nga mesi i tetorit. 

Shaka e tepruar ndaj kryeministrit te Anglise

Kryeministri britanik, David Cameron ishte viktimë e një shakaje aspak të pakëndëshme për të. 

Gjatë fotografisë së kortezisë me lojtarët e regbisë të Britanisë së Madhe, Manu Tuilagi, lojtar i kombëtares angleze, pa u menduar dy herë bën “veshët e lepurit” pas shpinës së Cameron.

E sigurisht, mes dhjetra aparatëve që po dokumentonin ngjarjen, ky moment nuk kishte se si të shpëtonte.



Pas publikimit të fotos, vetë lojtari i regbisë ka kërkuar ndjesë në Twitter: “Qëllimi im nuk ishte për të ofenduar askënd. Megjithatë kërkoj ndjesë për gjestin e pamatur që bëra”, shkruajti ai.

Iker Casillas demtohet serish

Përfundimisht ky nuk është viti i Iker Casillas. Portieri i cili luajti kundër Gallatasarajit ndeshjen e tij të parë zyrtare me Real Madrid për këtë sezon, mori një goditje në brinjë me bërryl nga shoku i tij i skuadrës Sergio Ramos në fillim të takimit dhe braktisi fushën në minutën e 13, i zëvendësuar nga Diego Lopez. 

Mjekët e ekipit madrilen kanë përjashtuar thyerje të brinjës, por portieri mund të ketë pësuar një shembje.

Casillas doli për të zotëruar një top të lartë dhe Ramos u përplas me të. Kapiteni u ankua nga brinjët përgjatë disa minutave dhe u përpoq të vazhdonte, por ishte e pamundur. Mjekët e fashuan, por portieri nuk rezistoi dot.

Carlo Ancelotti kishte vendosur që Diego Lopez do të ishte portieri titullar në kampionatin spanjoll, ndërsa Casillas në Champions League, por duket se fati ka vendosur ndryshe për të.

12 vjecari nderton nje robot


12 vjeçari Rohan Agrawal për dallim nga fëmijët e tjerë të moshës së tij të cilët me siguri e kanë kaluar verën duke luajtur video lojëra, ka ndërtuar një robot gjatë kësaj kohe.
Ky djalë, i cili ende nuk është adoleshent, i ka kaluar muajt e kaluar në OLogic, që është një ndërmarrje në Kaliforni, e njohur për dizajnim të robotëve për Google dhe Disney. Derisa ishte atje, Agrawal ndërtoi një pajisje që ishte në gjendje që në mënyrë të pavarur të mund të bartë qese me çipsa përgjatë zyrës. “Unë mësoj vetë,” thotë Agrawal, i cili ka filluar të programojë në moshën 4 vjeçare dhe tregon për Mashable që gjuha e parë që e ka mësuar ka qenë HTML. “Nëna ime ma tregoi Google dhe unë ishte vërtet i mahnitur. Unë e pyeta atë se si funksionon dhe ajo më tregoji që e përdor këtë gjë të quajtur HTML.”
Ai filloi të kodojë dhe në moshën 5 vjeçare ndërtoi uebfaqen e vet të parë. Pak kohë pas kësaj, një udhëtim në tregun me gjëra elektronike në Cupertino zgjoi interesin e tij në harduer. Prindërit e tij, që të dy inxhinierë, i blen atij një libër për qark elektrik dhe disa pajisje, dhe ai filloi që ta përdor atë. Rohan Agrawal thotë që ndërtoi të gjithë shembujt në libër, duke shpresuar që të mos prish ndonjë gjë. Por ai ishte vetëm 6 vjeçar në atë pikë dhe ndodhën disa aksidente. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua.
Agrawal-i i ri i përtëriu aftësitë e tij duke ndjekur një klub të robotikës. Në moshën 9 vjeçare, ai mori një licencë për radion ham (një pajisje të vogël, për komunikim eksperimentues) për ditëlindjen e tij. Kjo e bëri atë që të mësojë për Arduino-n, që është një kontrollues i vogël që mund të programohet dhe që ai e përdor për të krijuar disa robotë bazikë. Së shpejti pasi ishte duke ndërtuar pajisje si ky robot i vogël që ishte në gjendje të gjente një objekt në një tavolinë dhe duke e futur atë në një kuti në fund të tavolinës. Gjëra të thjeshta, por disa vite përpara arritjes së seteve të Legos.
Në moshën 10 vjeçare, ai i bashkohet grupit kreativ Hacker Dojo, ku ai punoi me një skuadër qëllimi i të cilës ishte që të ndërtonte robotë për çmim më të ulët se 500 dollarë; një sfidë, duke e ditur se sa të shtrenjta janë pjesët dhe hardueri. Duke e parë që djali i tij kishte nevojë për më tepër nxitje, babai i Agrawal shkoi tek OLogic përgjatë Hacker Dojo dhe pyeti nëse i riu Rohan do të mund të merrte një bursë verore. Ndërmarrja e pranoi. Derisa ishte në OLogic, Agrawal ndërtoi disa lloje të roomba-s, që është një pajisje e Apple që përdoret si fshesë elektrike dhe për pastrim. Makina e Agrawal është një lojë në të, por në vend se të fshijë dhomë për dhomë, ajo shkon në zyrë dhe dërgon ushqim.
teknologji per robot
“Kjo është se si e mora idenë për robotët autonom me çipsa,” thotë ai. “E tëra që duhet të bëni është të shkruani një komandë dhe ai funksionon sipas një programi, kështu që ai automatikisht shëtit përreth dhe zakonisht zgjedh një audiencë. Unë jam duke punuar për ta bërë që të shohë nëse është dikush në dhomë. Nëse nuk ka, atëherë ai do të dalë dhe nuk do të pres.” Makina funksionon nëpërmjet një programi ekzistues që quhet SLAM, që qëndron për lokacion dhe planifikim simulues dhe ui mundëson sensorëve në pajisje që të krijojnë harta që shohin dhe iu shmangen pengesave.
Zëvendës presidenti i inxhinierisë në OLogic, Mike Thompson, i cili ka punuar me Agrawal, tha që duke e pasur një fëmijë të tillë brenda ishte “lloj i një eksperimenti nga ne”. Por zhvilluesi i ri “absolutisht na ka habitur me atë që ai e dinte.” “Ai ishte një kurioz i pangopur për çdo gjë rreth robotikës,” thotë Thompson. “Sfida për ne ishte që ta mbajmë një deri në hapa dhe ta mbajmë të zënë.” OLogic nuk mund ta paguante atë për shkak të moshës, por në vend të kësaj i kanë blerë ushqim çdo ditë. Thompson thotë që ai do ta punësonte Agrawal nëse do t’i jepej mundësia. Ja një video që e tregon në aksion Agrawal-in në OLogic:
Me përfundimin e bursës, Agrawal është kthyer në punë në mini-studion e tij, një garazh i shndërruar me një hekur të bashkuar dhe elektronikë të shpërndarë. Tërë kohën ai është në hacker dojo, ku ai i vëzhgon fëmijët e tjerë, shumica prej të cilëve janë më të mëdhenjse ai. Agrawal thotë që ai është duke shikuar për ardhjen e inovacioneve të ardhshme, veçanërisht për veturat pa vozitës. Ai thotë që dëshiron një robot “që mund të gatuajë ashtu që ai mund të bëjë meze të lehta.” Një robot i tillë do të kushtonte të paktën 100,000 dollarë, thotë ai, dhe makina “do të kishte nevojë për krahë të shkathët me super-precizitet.” Edhe pse është larg nga kolegji, Rohan Agrawal thotë që dëshiron të ndjekë edhe me profesion robotikën ose programimin kompjuterik. Këshilla e Agrawal për të rinjtë e tjerë kreativë është kjo: “Nëse jeni të interesuar në diçka, mos u frikësoni që të futeni në të.” 

Marissa Mayer: Yahoo ka 800 milion përdorues aktivë në muaj


Marissa Mayer, CEO e Yahoo ka deklaruar se kjo faqe aktualisht numëron 800 milion përdorues aktivë në muaj ku 350 milion prej tyre aksesojnë faqen nga pajisjet mobile. Rritja e numrit të përdoruesve nuk është një rastësi. Kompania ka punuar shumë së fundmi për të përmirësuar dizajnin dhe funksionalitetin e faqes. 

Një prej ndryshimeve më të fundit që ka bërë bujë ka qenë lançimi i logos së re, një element që nuk ishte ndryshuar prej 18 vitesh. Që prej vendosjes së Marissa Mayer si shefe ekzekutive, Yahoo po rifiton fuqitë dhe po pozicionohet më së miri në treg. Kjo duket qartë edhe nga numri masiv i përdoruesve aktivë. Mayer ka shpjeguar se ky sukses është rezultat i reaksionit zinxhir të 4 veprimeve: punësimi i personave të duhur, ndërtimi i produktit të duhur, trafikut masiv dhe të ardhurave.

 Në vazhdimësi fokusi kryesor i kompanisë do të jetë hapësira mobile e cila po rritet çdo ditë edhe më tepër duke ofruar oportunitete të shkëlqyera. Yahoo po përpiqet të punojë në funksion të atyre aktiviteteve që realizohen më së shumti nga përdoruesit e smartfonëve duke përfshirë këtu kërkimin, dërgimin e email-eve, mesazheve etj.

100.000 porosi per iPhone 5S dhe 5C ne China Unicom


Shifrat e fundit të Apple për iPhone tregojnë një numër të madh të konsumatorëve të kësaj pajisjeje të popullarizuar në Kinë.
China Unicom, që është ofruesi i dytë më i madh i shërbimeve mobile në vend, ka parë më tepër se 100 000 rezervime për dy telefonët e rinj që kur u paraqitën në skenë të Apple në fillim të javës së kaluar, tha Bloomberg të hënën.
Rezervimet kanë arritur atë nivel edhe pse bartësi ende nuk e ka treguar çmimin. iPhone 5C është gati për para-porositje nga e mbarë bota, ndërsa 5S nuk do të jetë në dispozicion deri më 20 shtator. Por rezervimet janë ndryshe nga para-porositjet.
Një rezervim online nuk kërkon para përpara, por i premtohet konsumatorit që telefoni do të jetë në dispozicion më 20 shtator. Në atë datë, konsumatorët mund të vizitojnë një dyqan të Apple në Kinë ose Hong Kong, ku punonjësit do t’i ndihmojnë ata në marrjen e planit të duhur mobil, të hapin e-mailin dhe të transferojnë kontaktet.
Abonentët e China Telecom të cilët blejnë njërin nga dy telefonët e rinj do të duhet të luftojnë me një ndihmës pak më të ulët. Një plan mujor që kushton 47 dollarë për iPhone 5S ofron një ndihmesë prej 472 dollarë, 15 për qind më pak se 555 dollarë për iPhone 5 nën të njëjtin plan, tha analistja nga Hong Kongu për Bloomberg, Eva Yip.
Bartësi mik i China Telecom do të ofrojë iPhone 5C dhe 5S me ulje prej 733 dollarë, respektivisht 864 dollarë. Telefonat janë falas për abonentët të cilët nënshkruajnë për një kontratë dy vjeçare me një plan minimal mujor pagimi prej 53 dollarë për 5C dhe 63 dollarë për 5S, shtoi Bloomberg.
China Mobile ende nuk ofron iPhone. Por raportet më të fundit thonë që Apple mund të jetë afër në arritjen e një marrëveshjeje me bartësin më të madh të vendit.
 

MARKETING

Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K