Kryeministri britanik, David Cameron ishte viktimë e një shakaje aspak të pakëndëshme për të.
Gjatë fotografisë së kortezisë me lojtarët e regbisë të Britanisë së Madhe, Manu Tuilagi, lojtar i kombëtares angleze, pa u menduar dy herë bën “veshët e lepurit” pas shpinës së Cameron.
E sigurisht, mes dhjetra aparatëve që po dokumentonin ngjarjen, ky moment nuk kishte se si të shpëtonte.
Pas publikimit të fotos, vetë lojtari i regbisë ka kërkuar ndjesë në Twitter: “Qëllimi im nuk ishte për të ofenduar askënd. Megjithatë kërkoj ndjesë për gjestin e pamatur që bëra”, shkruajti ai.
12 vjeçari Rohan Agrawal për dallim nga fëmijët e tjerë të moshës së tij të cilët me siguri e kanë kaluar verën duke luajtur video lojëra, ka ndërtuar një robot gjatë kësaj kohe.
Ky djalë, i cili ende nuk është adoleshent, i ka kaluar muajt e kaluar në OLogic, që është një ndërmarrje në Kaliforni, e njohur për dizajnim të robotëve për Google dhe Disney. Derisa ishte atje, Agrawal ndërtoi një pajisje që ishte në gjendje që në mënyrë të pavarur të mund të bartë qese me çipsa përgjatë zyrës. “Unë mësoj vetë,” thotë Agrawal, i cili ka filluar të programojë në moshën 4 vjeçare dhe tregon për Mashable që gjuha e parë që e ka mësuar ka qenë HTML. “Nëna ime ma tregoi Google dhe unë ishte vërtet i mahnitur. Unë e pyeta atë se si funksionon dhe ajo më tregoji që e përdor këtë gjë të quajtur HTML.”
Ai filloi të kodojë dhe në moshën 5 vjeçare ndërtoi uebfaqen e vet të parë. Pak kohë pas kësaj, një udhëtim në tregun me gjëra elektronike në Cupertino zgjoi interesin e tij në harduer. Prindërit e tij, që të dy inxhinierë, i blen atij një libër për qark elektrik dhe disa pajisje, dhe ai filloi që ta përdor atë. Rohan Agrawal thotë që ndërtoi të gjithë shembujt në libër, duke shpresuar që të mos prish ndonjë gjë. Por ai ishte vetëm 6 vjeçar në atë pikë dhe ndodhën disa aksidente. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua.
Agrawal-i i ri i përtëriu aftësitë e tij duke ndjekur një klub të robotikës. Në moshën 9 vjeçare, ai mori një licencë për radion ham (një pajisje të vogël, për komunikim eksperimentues) për ditëlindjen e tij. Kjo e bëri atë që të mësojë për Arduino-n, që është një kontrollues i vogël që mund të programohet dhe që ai e përdor për të krijuar disa robotë bazikë. Së shpejti pasi ishte duke ndërtuar pajisje si ky robot i vogël që ishte në gjendje të gjente një objekt në një tavolinë dhe duke e futur atë në një kuti në fund të tavolinës. Gjëra të thjeshta, por disa vite përpara arritjes së seteve të Legos.
Në moshën 10 vjeçare, ai i bashkohet grupit kreativ Hacker Dojo, ku ai punoi me një skuadër qëllimi i të cilës ishte që të ndërtonte robotë për çmim më të ulët se 500 dollarë; një sfidë, duke e ditur se sa të shtrenjta janë pjesët dhe hardueri. Duke e parë që djali i tij kishte nevojë për më tepër nxitje, babai i Agrawal shkoi tek OLogic përgjatë Hacker Dojo dhe pyeti nëse i riu Rohan do të mund të merrte një bursë verore. Ndërmarrja e pranoi. Derisa ishte në OLogic, Agrawal ndërtoi disa lloje të roomba-s, që është një pajisje e Apple që përdoret si fshesë elektrike dhe për pastrim. Makina e Agrawal është një lojë në të, por në vend se të fshijë dhomë për dhomë, ajo shkon në zyrë dhe dërgon ushqim.
“Kjo është se si e mora idenë për robotët autonom me çipsa,” thotë ai. “E tëra që duhet të bëni është të shkruani një komandë dhe ai funksionon sipas një programi, kështu që ai automatikisht shëtit përreth dhe zakonisht zgjedh një audiencë. Unë jam duke punuar për ta bërë që të shohë nëse është dikush në dhomë. Nëse nuk ka, atëherë ai do të dalë dhe nuk do të pres.” Makina funksionon nëpërmjet një programi ekzistues që quhet SLAM, që qëndron për lokacion dhe planifikim simulues dhe ui mundëson sensorëve në pajisje që të krijojnë harta që shohin dhe iu shmangen pengesave.
Zëvendës presidenti i inxhinierisë në OLogic, Mike Thompson, i cili ka punuar me Agrawal, tha që duke e pasur një fëmijë të tillë brenda ishte “lloj i një eksperimenti nga ne”. Por zhvilluesi i ri “absolutisht na ka habitur me atë që ai e dinte.” “Ai ishte një kurioz i pangopur për çdo gjë rreth robotikës,” thotë Thompson. “Sfida për ne ishte që ta mbajmë një deri në hapa dhe ta mbajmë të zënë.” OLogic nuk mund ta paguante atë për shkak të moshës, por në vend të kësaj i kanë blerë ushqim çdo ditë. Thompson thotë që ai do ta punësonte Agrawal nëse do t’i jepej mundësia. Ja një video që e tregon në aksion Agrawal-in në OLogic:
Me përfundimin e bursës, Agrawal është kthyer në punë në mini-studion e tij, një garazh i shndërruar me një hekur të bashkuar dhe elektronikë të shpërndarë. Tërë kohën ai është në hacker dojo, ku ai i vëzhgon fëmijët e tjerë, shumica prej të cilëve janë më të mëdhenjse ai. Agrawal thotë që ai është duke shikuar për ardhjen e inovacioneve të ardhshme, veçanërisht për veturat pa vozitës. Ai thotë që dëshiron një robot “që mund të gatuajë ashtu që ai mund të bëjë meze të lehta.” Një robot i tillë do të kushtonte të paktën 100,000 dollarë, thotë ai, dhe makina “do të kishte nevojë për krahë të shkathët me super-precizitet.” Edhe pse është larg nga kolegji, Rohan Agrawal thotë që dëshiron të ndjekë edhe me profesion robotikën ose programimin kompjuterik. Këshilla e Agrawal për të rinjtë e tjerë kreativë është kjo: “Nëse jeni të interesuar në diçka, mos u frikësoni që të futeni në të.”
Shifrat e fundit të Apple për iPhone tregojnë një numër të madh të konsumatorëve të kësaj pajisjeje të popullarizuar në Kinë.
China Unicom, që është ofruesi i dytë më i madh i shërbimeve mobile në vend, ka parë më tepër se 100 000 rezervime për dy telefonët e rinj që kur u paraqitën në skenë të Apple në fillim të javës së kaluar, tha Bloomberg të hënën.
Rezervimet kanë arritur atë nivel edhe pse bartësi ende nuk e ka treguar çmimin. iPhone 5C është gati për para-porositje nga e mbarë bota, ndërsa 5S nuk do të jetë në dispozicion deri më 20 shtator. Por rezervimet janë ndryshe nga para-porositjet.
Një rezervim online nuk kërkon para përpara, por i premtohet konsumatorit që telefoni do të jetë në dispozicion më 20 shtator. Në atë datë, konsumatorët mund të vizitojnë një dyqan të Apple në Kinë ose Hong Kong, ku punonjësit do t’i ndihmojnë ata në marrjen e planit të duhur mobil, të hapin e-mailin dhe të transferojnë kontaktet.
Abonentët e China Telecom të cilët blejnë njërin nga dy telefonët e rinj do të duhet të luftojnë me një ndihmës pak më të ulët. Një plan mujor që kushton 47 dollarë për iPhone 5S ofron një ndihmesë prej 472 dollarë, 15 për qind më pak se 555 dollarë për iPhone 5 nën të njëjtin plan, tha analistja nga Hong Kongu për Bloomberg, Eva Yip.
Bartësi mik i China Telecom do të ofrojë iPhone 5C dhe 5S me ulje prej 733 dollarë, respektivisht 864 dollarë. Telefonat janë falas për abonentët të cilët nënshkruajnë për një kontratë dy vjeçare me një plan minimal mujor pagimi prej 53 dollarë për 5C dhe 63 dollarë për 5S, shtoi Bloomberg.
China Mobile ende nuk ofron iPhone. Por raportet më të fundit thonë që Apple mund të jetë afër në arritjen e një marrëveshjeje me bartësin më të madh të vendit.
Në panairin e makinave në Frankfurt prezantohet BMW i8. Bëhet fjalë për modelin sportiv 2+2 Plug-in Hybrid, i cili disponon forcën e kombinuar prej 362 kuaj fuqive dhe moment të rrotullimit prej 570 Nm (kombinimi i elektromotorit me 131 kuaj fuqi, baterive litium-ion dhe motorit benzinë 1.5 litërsh turbo me 231 kuaj fuqi.
BMW i8 edhe pse peshon 1490 kg, përshpejtimin nga 0 në 100 km/h e arrin për vetëm 4.5 sekonda, shpejtësia maksimale është 250 km/h, ndërsa harxhimet do të jenë vetëm 2.5 litra për 100 kilometra të kaluara.
Pjesëmarrësja në emisionin britanik “Unë kam talent” ka treguar se cfarë mund të bëjë duke kënduar “The Bare Necessities” duke lënë jurinë pa tekst.
Juria të cilën e përbënin Sajmon Kauel, Amanda Holden, Dejvid Vilijams djhe Alisha Dikson, ishin të befasuar! Shoku në fytyrë të tyre është vërejtur kur është zhveshur dhe ka filluar të “dredhë”
Shumë nga prindërit janë frustruar për shkak të paraqitjes së saj, sepse numër I madh I fëmijëve kanë parë zhveshjen e saj.
Anëtari i Kongresit amerikan, Eliot Engel paraqiti në Dhomën e Përfaqësuesve një deklaratë për të nderuar Azem Hajdarin, udhëheqësin e lëvizjes për demokraci në Shqipëri në 15-vjetorin e vrasjes.
“Përmes fjalëve dhe veprave, Azem Hajdari tregoi se liria nuk dhurohet, por fitohet me përpjekje, vendosmëri dhe besim”, thuhet në deklaratë.
Azem Hajdari, i cili u vu në krye të lëvizjes studentore që përshpejtoi rënien e komunizmit në Shqipëri, u vra më 12 shtator 1998. Ai kishte mundur t'i mbijetonte një atentati të mëparshëm në vitin 1997 brenda Parlamentit shqiptar, ku mori plagë të rënda.
Gjatë konfliktit në Kosovë, thuhet në deklaratën e kongresmenit Engel, Azemi mbështeti gjithashtu lëvizjen e Kosovës për liri e pavarësi, duke i kushtuar asaj kohë dhe energji.
Në deklaratën e tij, Eliot Engel, anëtar i Dhomës së Përfaquesve dhe numri i dy i komisionit për marrëdhëniet me jashtë të kësaj Dhome, thotë se Azem Hajdari ishte një mbrojtës i fuqishëm i vlerave demokratike dhe hero për shumë shqiptarë.
Zoti Engel u kërkon kolegëve të tij, anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, të përkujtojnë Azem Hajdarin për kontributin historik në ndërtimin e demokracisë në Shqipëri.
Më 12 shtator, shqiptarë nga i gjithë vendi, nga Kosova dhe vende të tjera do të mblidhen për ceremoninë e rivarrimit të Azem Hajdarit, i cili do të prehet në varrezat e dëshmorëve në Tiranë.
Shumë njerëz as që kanë dëgjuar për pushtimin italian të Etiopisë në vitin 1895, por jo fermeri në pension Dhaqabo Ebba, i cili pretendon se ishte rreth të 40-tave në atë kohë.
Ebba, nga Etiopia, thotë se është 160 vjeç, çka nëse është e vërtetë do ta shndërronte atë në njeriun më të moshuar të njohur ndonjëherë në histori.
Sipas Ebba, ai mban mend deri në detaje momente të pushtimit italian, por nuk është në gjendje të vertetojë moshën pasi në atë kohë nuk kishte regjistrime në Etiopi.
Dhaqabo Ebba, etiopiani qe pretendon se eshte 160 vjec
Megjithatë, shumë prej dëshmive të treguara prej të moshuarit përputhen me faktet e njohura të atij pushtimi.
Në një intervistë për televizionin vendas “Oromiya TV”, dhënë gazetarit Mohammed Ademo, Ebba nuk dha vetëm detaje për pushtimin italian, por edhe për shumë ngjarje të tjera të hershme të lokalitetit ku ai jeton, duke e bërë reporterin të besojë se i ftuari i tij ishte “të paktën” aq vjeç sa pretendonte.
Calment, francezja e cila nderroi jete ne moshen 122 vjec e 164 dite
Deri më sot, mashkulli më jetëgjatë i regjistruar është japonezi Jiroemon Kimura, që ndërroi jetë më parë gjatë vitit në moshën 116-vjeçare ndërsa njeriu më jetëgjatë i regjistruar në absolut, është francezja Jeanne Calment, e cila kur ndërroi jetë në vitin 1997 ishte 122 vjeç e 164 ditë.
Pas Harlem Shake, Twerking është kërcimi i momentin dhe kjo vajzë u mundua ta aplikojë atë në shtëpi.
Por dicka shkoi keq dhe kërcimi rezultoi aq i nxehtë sa vetë vajza ka marrë flakë…të paktën nisur nga ajo që përcjellin këto pamje.
Video po qarkullon prej disa ditësh në internet dhe është postuar nga vetë autorja e kërcimit që ka dashur të ndajë me të tjerët përvojën e saj të parë në kërcimin e “Twerking”.
“Hoteli më luksi” në Turqi dhe në Evropë për vitin 2013, i është dhënë rrjetit të hoteleve Angel. Ky çmim, iu dha hotelit në fjalë gjatë një ceremonie ku përzgjidhen hotelet që ofrojnë shërbimet më të mira në botë, në festivalin Oskar të turizmit, i cili u mbajt në Antalia të Turqisë.
Në festival merrnin pjesë përfaqësues të mbi 50 rrjete hotelesh luksoze evropiane. Gjatë ceremonisë, u zgjodhën 15 hotele, pjesë e një rrjeti, si hotelet më të mira për vitin 2013 dhe për këtë iu dorëzua dhe çmimi vlerësues.
E veçanta e këtij rrjeti hotelesh është se ato nuk shërbejnë pije alkoolike në ambientet e hoteleve, si dhe nuk lejojnë konsumimin e këtyre lëndëve.
Dashuria lind, kultivohet..., ndërkaq shumë shpesh zhduket. Si dhe përse ndodh kështu? Përgjigjen e pritur gjatë lexojeni në vijim:
Humbja e komunikimit
Komunikimi i mirë është bazë për lidhje të suksesshme. Sapo partnerët të shmangin sjelljet e sinqerta dhe bisedimet cilësore, lindin probleme, konflikte dhe më së shpeshti edhe ndarjet. Çiftet duhet të zgjedhin rrugën e komunikimit të drejtpërdrejtë menjëherë pas shfaqjes së një problemi apo krize xhelozie.
Trajtimi i partnerit sa për sy e faqe Partnerit patjetër duhet t’i përkushtoheni, t’i kultivoni marrëdhëniet me të, përherë t’i tregoni respektim dhe t’ia bëni me dije se sa e dashuroni. Rreziku më i madh është mospërballimi i ulje-ngritjeve që ka çdo marrëdhënie, apo shfaqja e ndonjë shenje mosbesimi, ku në fakt ndodh që të ketë edhe momente boshllëku.
Pritjet tuaja nuk janë realizuar Fillimi i lidhjes gjithmonë është përrallor. Derisa jeni duke e njohur njëri-tjetrin, çdo gjë është e bukur, e hulumtoni njëri-tjetrin, njiheni ngadalë dhe mendjen e keni gjithnjë te kënaqësia. Mirëpo me kalimin e kohës gjërat relaksohen, maskat bien, kuptoni se me kë vërtet keni të bëni dhe që mendimet rreth disa gjërave të rëndësishme nuk ju përputhen. Dhe çdo gjë shkatërrohet.
Keni zbuluar diçka të re për partnerin Partneri që është i përfshirë në një marrëdhënie tjetër, do të kërkojë më tepër hapësirë dhe kohë për ta kaluar vetëm, apo jashtë familjes. Mund të thonë se kjo kërkesë i dedikohet konfuzionit në ndjenjat e tyre, apo stresit në punë.
Xhelozia ka dalë në plan të parë Përballja me një të dashur xheloz është mjaft e vështirë dhe nganjëherë ju duket se është më lehtë të largoheni nga ajo lidhje se të vazhdoni me të.
Mungesa e tërheqjes Mbase ky është një prej mëkateve më të rënda që mund të ekzistonte në brendësi të një marrëdhënieje. Të mos tërhiqesh më fizikisht nga partneri, të mos kesh dëshirë për të kryer marrëdhënie apo edhe thjesht për një puthje është një prej problemeve më të vështira që një lidhje mund të kalonte.
Monotonia Kur vetë çifti nuk përpiqet ta rinovojë një marrëdhënie, natyrisht që do të vijë monotonia dhe më pas shkatërrimi. Mënyra me të cilën u ndërtua lidhja në të kaluarën përbën një arsye që mund të çojë në ndarje pas shumë vjetësh martese. Nuk ekzistonte gjithnjë në shoqëri liria për të zgjedhur partnerin e jetës.
Kurrë nuk ka ekzistuar dashuria e vërtetë Shumë shpesh ndodh që njerëzit i përzien gjërat. Afshi, entuziazmi që bartin me vete çdo gjë që është e re e kanë afatin e zgjatjes. Dhe, nëse pas kësaj kuptoni që lidhja me personin përkatës në të vërtetë nuk është edhe diçka që ju plotëson, këtu gjithsesi përfundon çdo gjë.
Eksperti për lidhje, Vendi Aterberi, propozon rregullën të cilën e ka quajtur 50-30-20. Këta numra kanë kuptimin që 50 për qind të kohës duhet ndarë për partnerin, 30 për qind për miqtë dhe familjen dhe 20 për qind për veten.
Harroni porositë SMS Porositë SMS janë armiku kryesor i çdo forme të komunikimit. Nëse keni arritur në situatën kur me partnerin duhet të debatoni, bëjeni këtë debat nëpërmjet telefonit apo kokë më kokë.
Pranoni kompromisin, por mos e harroni veten “Nëse i pranoni gjithë ato që dëshiron partneri, do të ndërtoni një bazë të keqe për debate të ardhshme”, konstaton Vendi.
Mos bëni krahasime me ish-partnerin me të tashmin Mos bisedoni për meshkujt e tjerë derisa të mos jeni të sigurt për lidhjen tuaj. Mbase do të mendoni që partneri juaj i tashëm dëshiron të dëgjojë se çfarë dashnori ka qenë ish i dashuri, mirëpo ekzistojnë gjasa që të hyni në një “terren të rrëshqitshëm” në të cilin shumë lehtë mund të rrëzoheni.
Tregojani kufijtë tuaj Bisedoni haptas për gjërat të cilat i dëshironi apo për ato që nuk i dëshironi në shtrat dhe a ju pengon këmbimi i përkëdheljeve para të tjerëve.
Mos u bëni sikur lidhja juaj është më e sigurt seç është në të vërtetë Koha do të tregojë se a e meriton ai që të jetë pranë jush dhe a do të tregojë gatishmëri të ndërtojë lidhje serioze apo thjesht kjo gjë as që i ka shkuar në mend.
Vazhdoni të jini femër e lumtur dhe e pavarur Mos prisni nga mashkulli që ai të jetë i vetmi burim i lumturisë suaj, por kënaquni me ato gjëra të vogla të cilat ju bëjnë të lumtur, por të cilat nuk kanë lidhje me partnerin tuaj.
Ndonëse këto fjalë i thoni si për të bërë shaka, i shihni vetëm në filma dhe as që mund ta merrni me mend se mund t’ju ndodhë pikërisht juve – a jeni të sigurta që i dashuri juaj nuk është ‘gay’?
Po ju tregojmë shenjat që, megjithatë, mund t’ju përdorë vetëm si mbulesë të mirë, sepse i dashuri juaj i do djelmoshat:
1. Rroba të ngushta Veshja me rroba të ngushta ndoshta mund të jetë treguesi i parë vizual për të menduar që dikush mund të jetë ‘gay’. Fanella e ngjitur për trupi dhe pantallona aq të ngushta sa që të krijojnë përshtypjen që do të pëlcasin, të shumtën e rasteve nuk është se keni bërë zgjedhje të mirë të mashkullit të duhur. Nëse me veshje si femër dëshiron t’i tregojë vijat e trupit, mbase, megjithatë, dëshiron t’i joshë djelmoshat.
2. Bizhuteritë Nëse djelmoshat bartin bizhuteri – nuk është e pazakonshme, mirëpo të ketë kutinë e vet me bizhuteri të palosura me kujdes, në kuti të ketë doreza, unaza, qafore me aksesorë interesantë, pastaj që zakonisht dëshiron të zbukurohet, është shenjë që palloi juaj po fsheh diçka nën pupla.
3. Shkon në bodybilding, por nuk e do sportin Ai ka të veshur dollakë të ngushtë, pantallona të shkurtra, fanellë të ngushtë, mirëpo me mbishkrimin totalisht seksi ‘cool’, ka marrë me vete shishe personale dhe peshqir për duar i cili i përshtatet ngjyrës së pantallonave të shkurtra. Është jashtëzakonisht i painteresuar ndaj trupit të tij, ushtron por nuk praktikon as përcjell sporte të tjera. Nëse megjithatë shkoni bashkë me të në sallë ushtrimi, ndërkaq ai nuk e vëren vajzën me prapanicë perfekte e cila kalon pranë tij – definitivisht diçka nuk është në rregull me të!
4. Kërkesat e pazakonshme seksuale I dashuri juaj nuk e do seksin klasik. Më shumë i do lojërat e pazakonshme dhe fetishet në të cilat përpiqet të arrijë dëshirë më të fuqishme seksuale.
5. Ftesat e natës, porositë dhe varësia nga interneti Nëse kalon shumë kohë në internet – duke biseduar në chat apo duke shfletuar, ndërkaq gjurmët e vizitave të faqeve të internetit në mëngjes i ka fshirë, si mund ta dini se ç’ka bërë tërë natën.
6. Shikimi dhe ndjenja Më shumë se disa herë e shohim se si i dashuri ynë e shikon fshehurazi ndonjë femër, ndërkaq ne e vërejmë që, deshëm apo nuk deshëm, e kthen kokën dhe ua dërgon shikimin seksi vajzave të bukura, që ju tashmë këtë e dini mirë. Po qe se, megjithatë e “kapni” se si po me të njëjtën mënyrë i shikon edhe meshkujt, kini kujdes, sepse bandilli i cili nuk është gay, vështirë se do të flirtojë me gjininë e njëjtë.
Logos së re të kompanisë Yahoo mund ti uroni mirëseardhjen! Pas ndryshimit të markës së vet të purpurt për çdo ditë gjatë muajit të kaluar, Yahoo ka shpallur logon fituese gjatë ditës së sotme.
Është pjesë e një përpjekjeje nga CEO-ja, Marissa Mayer, që të vendos disa tipare të freskëta në brendin e nderuar të teknologjisë, ndërsa mbetet e njëjta ngjyra dhe pikë e përqendrimit.
Ka qenë gati një vit që logot janë ndërruar nga ndërmarrjet e teknologjisë. Motorola, eBay dhe Microsoft kanë paraqitur pamjet e reja gjatë asaj kohe.
Më së fundi, YouTube filloi të përdorë një logo tjetër për aplikacionet e veta. Yahoo ka treguar në një video përbërjen e logos së re.
Studimi francez "Tour deFrance" tregon se çiklistët profesionistë jetojnë më shumë se meshkujt e tjerë që nuk merren këtë sport.
Çiklistët jetojnë të paktën gjashtë vite më shumë se sa të tjerët dhe rrallë mund të vdesin nga problemetkardiovaskulare.
Sipas ekipit të udhëhequr nga Eloi Marijon nga Qendra Kardiovaskulare e Parisit, janë ekzaminuar të 786 garuesit francezë që kanë marrë pjesë në "Tour de France" prej vitit 1947 deri në vitin 2012, të cilët të paktën një herë kanë përfunduar këtë garë.
Rezultati tregon se vetëm 208 prej 786 çiklistëve kanë ndërruar jetë, që do të thotë se vdekshmëria është 41% më e ulët sesa te pjesa tjetër e meshkujve francezë.
"Ne duhet t'i inkurajojmë njerëzit që të merren me sport apo në këtë rast me çiklizëm", ka thënë mjeku Xavier Jouven, i cili ka bërë analizat e këtij hulumtimi.
Po ashtu çiklistët, të cilët janë krahasuar edhe me maratonistët për tri javë, janë më pak të rrezikuar nga sulmet në zemër, të paktën për 33 për qind, shkruan Koha Ditore.
Çiklistët francezë që morën pjesë në këtë hulumtim, të paktën dy herë kanë arritur ta përfundojnë garën. Mosha e tyre mesatare kur kanë debutuar në "Tour de France" ishte 25 vjeç.
"Mesazhi është shumë i qartë. Madje edhe niveli i intensitetit të përfshirë në 'Tour de France' nuk do ta shkurtojë jetën e çiklistëve apo pjesëmarrësve tjetër", tha kardiologu amerikan Alfred Bove. "Ushtrimet dhe vendosmëria për t'u marrë me çiklizëm do të jenë vendimtare për lënien e duhanit. Çiklizmi është i shëndetshëm në të gjitha aspektet".
Tashmë keni mundësi të eksploroni thellësitë e oqeaneve pa pasur nevojën që të gjendeni fizikisht brenda tyre.
Projekti i ri i Google, Street View Oceans, mbledh imazhe dhe të dhëna për të krijuar vizione të koraleve e shkëmbinjve nënujorë.
Për të marrë këto imazhe kanë punuar zhytësit të cilët kanë qenë të pajisur me scooter deti si dhe kamera. Ata kanë bërë foto të cilat janë përpunuar më pas në formën e panoramave.
Google shpreson që projekti do të zgjerojë vizionin e njerëzve duke treguar dëmtimet që po u bëhen koraleve për shkak të ndotjes, ndryshimit të klimës si dhe peshkimit pa kriter.
Projekti, i realizuar në bashkëpunim me Catlin Seaview Survey, përdor teknologji të ngjashme me softuerët e njohjes së fytyrës për të krijuar katalogun e për të kategorizuar krijesat dhe koralet që kapen në foto.
Street View ju mundëson tashmë të ngjiteni edhe në Malin Fuji, të merrni pjesë në Tour de France si dhe të eksploroni rrugicën Diagon Alley të Hari Potter. Oqeanet janë fronti i rradhës.
Një ngjarje krejt e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e 31 korrikut në Durrës. Një pushues 20-vjeçar nga Mitrovica e Kosovës është marrë peng për 8 orë nga një 30- vjeçar që hiqej si polic, i cili ka tentuar të kryejë marrëdhënie intime me të riun e më pas i ka grabitur 700 euro dhe dokumentet e identifikimit.
Ngjarja është shënuar të shtunën, në plazhin e Durrësit, ndërsa policia ka identifikuar si autor dhe ka shpallur në kërkim 30-vjeçarin me origjinë nga Puka, B. I., banor në Sukth. 30-vjeçari është i skeduar nga policia si person me prirje biseksuale dhe tashmë është shpallur në kërkim e po punohet për kapjen e tij. "GSH" ka zbardhur të gjithë ngjarjen e rëndë, të ndodhur në harkun kohor të tetë-nëntë orëve, dhe dëshminë e dhënë nga vetë 20-vjeçari Arben F. nga Mitrovica, në polici. Sipas burimeve nga blutë, 30- vjeçari është i martuar dhe baba i 2 fëmijëve.
DESHMIA E 20-VJEÇARIT I shokuar, 20-vjeçari Arben F. nga Kosova ka përshkruar me detaje gjithë ngjarjen, nga momenti i rrëmbimit në plazhin e Durrësit deri në arratisjen e tij nga pengmarrësi. "Rreth orës 18:00 të së shtunës po bëja xhiro bregut të detit. Në bregun e detit m'u afrua një person, burrë rreth të tridhjetave, dhe më tha që ishte punonjës i Antidrogës. Më nxori një distinktiv ku lexonte 'Policia', por unë nuk e pashë mirë fotografinë që ta vërtetoja. Më tha se do të bënte kontroll për drogë. Më mori në hyrjen e një pallati dhe më urdhëroi të zhvishesha nga mesi e poshtë. Më pas më tha të vishesha dhe më tha që jam i dyshuar. Më tregoi armën tip pistoletë dhe më mori në zonën e plazhit, në katin e pestë të një pallati. Atje më tha të zhvishesha plotësisht, por nuk pranova. Më pas më tha se donte të kryente marrëdhënie seksuale me mua, nga goja, por në mënyrë absolute nuk pranova. Më pas më vuri pistoletën në gojë dhe më tha sërish të zhvishesha. Më vuri një palë pranga në duar dhe më lidhi në hekurat e një shtrati, tërësisht të zhveshur. Më tha se kishte dëshirë që të kryente marrëdhënie me mua, vetëm me gojë. Nuk pranova absolutisht. Vuri një kasetë me video porno dhe më tha ta shikoja, por unë nuk pranoja. Nuk mund të bëhesha burrë para tij", ka rrëfyer i riu. Ai ka deklaruar se pengmarrësi i ka treguar se më parë ka rrëmbyer edhe djem të tjerë, të cilët kanë pranuar çfarë i ka urdhëruar të bëjnë. "Më tha që 'të gjithë ata që kam sjellë këtu kanë pranuar', por unë nuk pranova kurrsesi. Rreth orës 12 të natës, më tha të vishesha dhe më pyeti ku e kisha shtëpinë. I tregova se isha me qira në sektorin e Rrotës së Kuqe. Më tha 'dakord, do të të çoj në shtëpi'. Ishte natë dhe jashtë na priste një automjet. Mua më ulën në vendin e parë, ndërsa ai u ul pas meje. Por makina hyri në autostradë dhe ai më tha që 'do të shkojmë në Maminas për të bërë qejf'", ka treguar në polici 21-vjeçari. Arben F. ka mundur të fiksojë targën e makinës me të cilën ka udhëtuar, çka ka ndihmuar policinë në identifikimin e autorit. "Kur mbërritëm në Maminas, atje ishte një lokal me muzikë, kishte edhe balerina. Sapo zbrita nga makina, u ula dhe lidha lidhësen e atleteve. Mora targën e makinës, tip 'Benz', AA 991 CT. Sapo hymë, ai foli me badigardin në vesh. Më pas foli në vesh edhe me një balerinë, e cila m'u afrua dhe më preku në trup në vende të ndryshme, edhe në organet gjenitale, por i përsërita disa herë të largohej prej meje. Qëndruam së paku deri nga ora 2 e 30 e mëngjesit, ose edhe më shumë. Kur u ngritëm të iknim, i thashë që doja të kryeja disa nevoja personale dhe ia kam mbathur me vrap. Ai më ndiqte me pistoletë në dorë. Shtëpinë e parë që pashë, trokita fort duke kërkuar ndihmë. Ai m'u afrua dhe kur e pa që u zgjuan të zotët e shtëpisë, më kërkoi portofolin, ku kisha 700 euro dhe disa dokumente, dhe u largua me vrap", - ka treguar kalvarin e tij të rrëmbimit, pushuesi kosovar. Më pas, kanë qenë banorët që e kanë ndihmuar dhe kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Ende i tronditur, 21-vjeçari u ka kërkuar bluve të ndalojnë sa më shpejt autorin. "Unë dua që ai person të kapet e të vihet para drejtësisë, sepse kjo që më ndodhi mua, mund t'i ndodhë kujtdo. Ai është mashtrues dhe i rrezikshëm, sepse mban dokumente policie dhe armë me vete", - ka përfunduar i riu nga Kosova.
Presidenti i mbretërve, Florentino Perez, është i ngazëllyer me transferimin e Gareth Bale, dhe zotohet se do të vazhdojë të blejë lojtarët më të mirë në botë. Por siduket gjatë prezantimit të Bales diqka nuk i eci sikur që e kishte parashikuar, transmeton Shqipëria ONLINE. Tifozët e Real Madridit filluar thirrjet, Ozil ,Ozil , të cilët nuk dëshironin largimit e yllit gjermanë.
Perez i ka humbur disponimi në ato momente, ku është parë duke bërë me gisht, ‘ShhhhShhhhh’, ndaluni tani.
Seksi me një robot tashmë është bërë realitet. Instituti AIST në Japoni ka prezantuar robotin femër, që kërcen, këndon dhe mund të kënaqë nevojat seksuale të meshkujve.
Eksperti David Levy kishte deklaruar në vitin 2007 se brenda 5 vjetësh seksi me një robot do të ishte i mundur dhe pas 40 vjetësh do të jetë e mundur edhe të dashurohesh me një prej tyre. Dhe kështu ndodhi. Në vitin 2013 roboti i gatshëm për seks quhet Roxxxy. Roboti peshon 27 kg dhe është i gjatë 1 metër e 70 cm.
Roxxxy është fryt i punës së inxhinierit elektronik Douglas Hines, i cili është themelues i TC Systems.
“Diferenca midis një roboti dhe një njeriu do të vijojë të reduktohet gjithnjë e më shumë. Kjo është emocionuese.”- deklaroi inxhinieri Hines.
Ozil tregon arsyjet e largimit. Ndërsa “Special One” po qëndron në qëndër të polemikave. Përveç çështjes “Casillas”, i cili vazhdon të qëndrojë në pankinë duke i hapur vendin Diego Lopez,portugezi ka komentuar ish-lojtarin e tij pas transferimit rekord të tij te klubi londinez. “Ai është unik. Nuk ka një kopje të tij – as një të keqe. Ai është numri 10 më i mirë në botë. Çdokush e pëlqen atë dhe e sheh pak Luis Figo dhe Zinedine Zidane te ai”, ka thënë portugezi. Ozil ishte ndër transferimet e para të Jose Mourinhos te Real Madridi, ku të dy punuan për tre vite për të shtuar polemikat mendon edhe i sapolarguari Mesut Ozil, tanimë pjesë e Arsenal. Pa arysje nuk është larguar as Ozil, ku ka thënë: “U largova nga Real Madrid për shkak të Ancelottit që nuk besonte tek unë. Ditët e fundit vura re se nuk e gëzoja më besimin e trajnerit. Ndërkohë, Wenger ka besuar menjëherë tek unë. Shkoj në një qytet të madh si Londra, ku do të kem edhe disa shokë të Kombëtares, të cilët kanë qënë të nevojshëm në ambjentim”, ka thënë për “DFB” Mesut Ozil.