POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » » FIFA paralajmeron ekipet kombetare

FIFA paralajmeron ekipet kombetare

Written By Admin 1 on Thursday, September 5, 2013 | 10:43 AM

Ndërkohë që ekipet kombëtare në të gjithë botën përgatiten për një javë të ngjeshur me ndeshje kualifikuese, të vlefshme për Botërorin “Brazil 2014”, jashtë fushave të blerta kompania vartëse e FIFA-s “Early Warning System GmbH” (EWS) po përgatitet gjithashtu për një periudhë tepër të ngarkuar, sa i përket monitorimit të koefiçentëve të basteve për ndonjë bast të dyshimtë. 

Deri më tani, EWS ka monitoruar të 649 ndeshjet e luajtura gjatë kualifikueseve të Botërorit të vitit të ardhshëm dhe po punon me mbi 400 operatorë bastesh, si dhe rregullatorë të bastvënieve, për të mbrojtur ndeshjet e futbollit në të gjitha kompeticionet e organizuara nga FIFA.

Një video e publikuar në faqen zyrtare të FIFA-s në internet shpjegon mënyrën se si funksionon EWS-ja, përfshi këtu edhe mënyrën se si kompania analizon, atë që konsiderohet si një kompleks ndërkombëtar i tregjeve të basteve sportive, por edhe procesin se si modelet e dyshimta apo incidentet e ndryshme raportohen drejt trupës qeverisëse të futbollit botëror.

Në video shfaqen drejtori i Sigurisë së FIFA-s, Ralf Mutschke, menaxheri i përgjithshëm i EWS, Detlev Zenglein, si dhe menaxheri analizues i kompeticionit, Jonas Pfandler, të cilët raportojnë gjithçka nga zyrat e EWS.
Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K