POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » , » A është i dashuri im ‘gay’?

A është i dashuri im ‘gay’?

Written By Admin 1 on Friday, September 6, 2013 | 5:47 PM


Ndonëse këto fjalë i thoni si për të bërë shaka, i shihni vetëm në filma dhe as që mund ta merrni me mend se mund t’ju ndodhë pikërisht juve – a jeni të sigurta që i dashuri juaj nuk është ‘gay’?

Po ju tregojmë shenjat që, megjithatë, mund t’ju përdorë vetëm si mbulesë të mirë, sepse i dashuri juaj i do djelmoshat:

1. Rroba të ngushta
Veshja me rroba të ngushta ndoshta mund të jetë treguesi i parë vizual për të menduar që dikush mund të jetë ‘gay’. Fanella e ngjitur për trupi dhe pantallona aq të ngushta sa që të krijojnë përshtypjen që do të pëlcasin, të shumtën e rasteve nuk është se keni bërë zgjedhje të mirë të mashkullit të duhur. Nëse me veshje si femër dëshiron t’i tregojë vijat e trupit, mbase, megjithatë, dëshiron t’i joshë djelmoshat.

2. Bizhuteritë
Nëse djelmoshat bartin bizhuteri – nuk është e pazakonshme, mirëpo të ketë kutinë e vet me bizhuteri të palosura me kujdes, në kuti të ketë doreza, unaza, qafore me aksesorë interesantë, pastaj që zakonisht dëshiron të zbukurohet, është shenjë që palloi juaj po fsheh diçka nën pupla.

3. Shkon në bodybilding, por nuk e do sportin
Ai ka të veshur dollakë të ngushtë, pantallona të shkurtra, fanellë të ngushtë, mirëpo me mbishkrimin totalisht seksi ‘cool’, ka marrë me vete shishe personale dhe peshqir për duar i cili i përshtatet ngjyrës së pantallonave të shkurtra. Është jashtëzakonisht i painteresuar ndaj trupit të tij, ushtron por nuk praktikon as përcjell sporte të tjera. Nëse megjithatë shkoni bashkë me të në sallë ushtrimi, ndërkaq ai nuk e vëren vajzën me prapanicë perfekte e cila kalon pranë tij – definitivisht diçka nuk është në rregull me të!

4. Kërkesat e pazakonshme seksuale
I dashuri juaj nuk e do seksin klasik. Më shumë i do lojërat e pazakonshme dhe fetishet në të cilat përpiqet të arrijë dëshirë më të fuqishme seksuale.

5. Ftesat e natës, porositë dhe varësia nga interneti
Nëse kalon shumë kohë në internet – duke biseduar në chat apo duke shfletuar, ndërkaq gjurmët e vizitave të faqeve të internetit në mëngjes i ka fshirë, si mund ta dini se ç’ka bërë tërë natën.

6. Shikimi dhe ndjenja
Më shumë se disa herë e shohim se si i dashuri ynë e shikon fshehurazi ndonjë femër, ndërkaq ne e vërejmë që, deshëm apo nuk deshëm, e kthen kokën dhe ua dërgon shikimin seksi vajzave të bukura, që ju tashmë këtë e dini mirë. Po qe se, megjithatë e “kapni” se si po me të njëjtën mënyrë i shikon edhe meshkujt, kini kujdes, sepse bandilli i cili nuk është gay, vështirë se do të flirtojë me gjininë e njëjtë. 
Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K