POSTIMET ME TE FUNDIT :
Mirë se erdhët në "Shqipëria ONLINE" Këtu do të gjeni lajmet më te fundit...! SHIKIM TE KENDSHEM!

PARASHIKIMI I MOTIT

+12
H: +13°
L: +
Tirana
Friday, 22 February
See 7-Day Forecast
Sat Sun Mon Tue Wed Thu
           
+17° +20° +18° +13° + +12°
+10° + + + + +

MARKETING FALAS

TESTONI INTELIGJENCEN

Showing posts with label Kronike. Show all posts
Showing posts with label Kronike. Show all posts

Vret gruan ne kasolle

Krimi në familje ka shënuar viktimën e radhës në Krujë. Një burrë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten në kasollen e bagëtive. 

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të shtunës në familjen Menga në fshatin Derven.

Sipas burimeve policore mësohet se Gjin Menga ka vrarë gruan e tij, Liljana Menga pas një konflikti të momentit. Policia ka ndaluar autorin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vdes nëna me djali 2-vjeçar, plagosen 5 të tjerë


Një nënë dhe fëmija i saj vetëm dy vjeç kanë humbur jetën dhe pesë persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor. 

Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 20:20 në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj, ku një makinë tip ‘Fuouristradë’ me targë AA 089 CG, është përplasur me një zetor. 

Për pasojë ka humbur jetën bashkëshortja e drejtuesit të “Fuoristradës” Adelina Mucaj, dhe djali i saj 2-vjeçar Donald Muçaj, ndërsa janë plagosur rëndë vetë drejtuesi Jetnor Mucajdhe vajza e çiftit Megi Muçaj. 

Ndërkohë mësohet se janë plagosur rëndë edhe tre personat e tjerë që udhëtonin me zetor, Krenar dhe Enver Troka si dhe Aleksandër Banaj. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, prej ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. 

Fillimisht u raportua se viktima e vetme e aksidentit ishte Adelina Mucaj, por pak më vonë policia gjeti në kanal edhe djalin e saj 2-vjeçar, i cili kishte dalë nga dritarja e makinës, si pasojë e përplasjes së fortë. 

Ekspertë të policisë po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se zetori i ka prerë rrugën makinës, në vendin e quajtur Kafaraj.

Durres, merret peng kosovari e i behet presion per seks oral nga nje homoseksual

Një ngjarje krejt e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e 31 korrikut në Durrës. Një pushues 20-vjeçar nga Mitrovica e Kosovës është marrë peng për 8 orë nga një 30- vjeçar që hiqej si polic, i cili ka tentuar të kryejë marrëdhënie intime me të riun e më pas i ka grabitur 700 euro dhe dokumentet e identifikimit.

Ngjarja është shënuar të shtunën, në plazhin e Durrësit, ndërsa policia ka identifikuar si autor dhe ka shpallur në kërkim 30-vjeçarin me origjinë nga Puka, B. I., banor në Sukth. 30-vjeçari është i skeduar nga policia si person me prirje biseksuale dhe tashmë është shpallur në kërkim e po punohet për kapjen e tij. "GSH" ka zbardhur të gjithë ngjarjen e rëndë, të ndodhur në harkun kohor të tetë-nëntë orëve, dhe dëshminë e dhënë nga vetë 20-vjeçari Arben F. nga Mitrovica, në polici. Sipas burimeve nga blutë, 30- vjeçari është i martuar dhe baba i 2 fëmijëve.

DESHMIA E 20-VJEÇARIT 


I shokuar, 20-vjeçari Arben F. nga Kosova ka përshkruar me detaje gjithë ngjarjen, nga momenti i rrëmbimit në plazhin e Durrësit deri në arratisjen e tij nga pengmarrësi. "Rreth orës 18:00 të së shtunës po bëja xhiro bregut të detit. Në bregun e detit m'u afrua një person, burrë rreth të tridhjetave, dhe më tha që ishte punonjës i Antidrogës. Më nxori një distinktiv ku lexonte 'Policia', por unë nuk e pashë mirë fotografinë që ta vërtetoja. Më tha se do të bënte kontroll për drogë. Më mori në hyrjen e një pallati dhe më urdhëroi të zhvishesha nga mesi e poshtë. Më pas më tha të vishesha dhe më tha që jam i dyshuar. Më tregoi armën tip pistoletë dhe më mori në zonën e plazhit, në katin e pestë të një pallati. Atje më tha të zhvishesha plotësisht, por nuk pranova. Më pas më tha se donte të kryente marrëdhënie seksuale me mua, nga goja, por në mënyrë absolute nuk pranova. 


Më pas më vuri pistoletën në gojë dhe më tha sërish të zhvishesha. Më vuri një palë pranga në duar dhe më lidhi në hekurat e një shtrati, tërësisht të zhveshur. Më tha se kishte dëshirë që të kryente marrëdhënie me mua, vetëm me gojë. Nuk pranova absolutisht. Vuri një kasetë me video porno dhe më tha ta shikoja, por unë nuk pranoja. Nuk mund të bëhesha burrë para tij", ka rrëfyer i riu. Ai ka deklaruar se pengmarrësi i ka treguar se më parë ka rrëmbyer edhe djem të tjerë, të cilët kanë pranuar çfarë i ka urdhëruar të bëjnë. "Më tha që 'të gjithë ata që kam sjellë këtu kanë pranuar', por unë nuk pranova kurrsesi. Rreth orës 12 të natës, më tha të vishesha dhe më pyeti ku e kisha shtëpinë. I tregova se isha me qira në sektorin e Rrotës së Kuqe. Më tha 'dakord, do të të çoj në shtëpi'. Ishte natë dhe jashtë na priste një automjet. Mua më ulën në vendin e parë, ndërsa ai u ul pas meje. Por makina hyri në autostradë dhe ai më tha që 'do të shkojmë në Maminas për të bërë qejf'", ka treguar në polici 21-vjeçari. Arben F. ka mundur të fiksojë targën e makinës me të cilën ka udhëtuar, çka ka ndihmuar policinë në identifikimin e autorit. 

"Kur mbërritëm në Maminas, atje ishte një lokal me muzikë, kishte edhe balerina. Sapo zbrita nga makina, u ula dhe lidha lidhësen e atleteve. Mora targën e makinës, tip 'Benz', AA 991 CT. Sapo hymë, ai foli me badigardin në vesh. Më pas foli në vesh edhe me një balerinë, e cila m'u afrua dhe më preku në trup në vende të ndryshme, edhe në organet gjenitale, por i përsërita disa herë të largohej prej meje. Qëndruam së paku deri nga ora 2 e 30 e mëngjesit, ose edhe më shumë. Kur u ngritëm të iknim, i thashë që doja të kryeja disa nevoja personale dhe ia kam mbathur me vrap. Ai më ndiqte me pistoletë në dorë. Shtëpinë e parë që pashë, trokita fort duke kërkuar ndihmë. Ai m'u afrua dhe kur e pa që u zgjuan të zotët e shtëpisë, më kërkoi portofolin, ku kisha 700 euro dhe disa dokumente, dhe u largua me vrap", - ka treguar kalvarin e tij të rrëmbimit, pushuesi kosovar. Më pas, kanë qenë banorët që e kanë ndihmuar dhe kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Ende i tronditur, 21-vjeçari u ka kërkuar bluve të ndalojnë sa më shpejt autorin. "Unë dua që ai person të kapet e të vihet para drejtësisë, sepse kjo që më ndodhi mua, mund t'i ndodhë kujtdo. Ai është mashtrues dhe i rrezikshëm, sepse mban dokumente policie dhe armë me vete", - ka përfunduar i riu nga Kosova.

Pranga drejtorit te bankes

Është arrestuar mbrëmjen e së martës, me kërkesë të Prokurorisë së Korçës dhe me vendim gjykate, drejtori i filialit të një banke të rëndësishme të nivelit të dytë në qytetin e Bilishtit. 

Ai është shtetasi Blendi Topalli dhe, sipas policisë, akuzohet për vjedhjen e 13 milionë lekëve të reja nga llogaria e një klienti të bankës.

Policia thotë se arrestimi u bë pas disa muajsh hetime dhe se Topalli e ka përdorur këtë shumë të grabitur për blerjen e pasurive të ndryshme.

Zhduket një gomone me 27 persona

Zhduket në kanalin e Otrantos një gomone me 27 persona në bord, të cilët dyshohet se janë klandestinë. 

Nuk ka asnjë informacion për kombësinë, moshën apo nëse ka gra dhe fëmijë në mjetin lundrues.

Sipas një njoftimi për mediat dhënë nga Drejtoria e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak, rreth orës 20:50 të mbrëmjes së të hënës, gomonia ka lëshuar sinjalin SOS, pas të cilit menjëherë janë nisur drejt këtij rajoni dy anijet e gatshme të Rojës Bregdetare, nga bazimi i Pashalimanit dhe Porto-Palermos, të cilat kanë kryer operacion kërkimi në det deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

"Edhe pse kërkimet kanë qenë intensive, nuk është bërë e mundur gjetja e gomones, për arsye të mungesës së të dhënave të sakta të vendndodhjes, si dhe të zonës së gjerë ku u zhvilluan kërkimet", thuhet në njoftim.

Ndërkohë kërkime aktualisht në det po kryhen edhe nga pala italiane, shqiptare dhe dy helikopterë britanikë, të cilët ndodhen në territorin shqiptar në kuadër të stërvitjes “Albanian Lion-13”. Mësohet se mbrëmjen e kaluar deti ka qenë i qetë dhe dyshohet shkaku për alarmin të ketë qenë një defekt i gomones.

Shperthim ne makine i telekomanduar

Një makinë shpërtheu sot në mëngjes në Vlorë dhe vetëm fati bëri që drejtuesi i saj të shpëtoje vetëm me plagë jo serioze. 

Ngjarja ndodhi ne oren 08:45 minuta ne rrugen Transballkanike. Automjeti udhetonte ne korsine lindore nga Vlora per ne Skele dhe shpërthimi ndodhi në momentin që po futej në një lavazh.

Sipas deshmimtarve okulare ne vendgjarje, shperthimi i mjetit ka ndodhur menjehere sapo pronari e ka parkuar dhe ka mbyllur deren e makines. Per pasoje 40-vjeçari Bashkim Brahimaj, mori plage dhe aktualisht ndodhet ne spital jashte rrezikut për jetën.

Policia beri rrethimin e zones dhe mori ne pyetje pronarin e automjetit, si dhe punonjesit e lavazhit te cilet kane pare dhe ngjarjen. Policia po heton ne lidhje me veprimtarine e personit qe kishte automjetin. Eksplozivi ishte vendosur tek motorri dhe dyshohet se eshte aktivizuar permes telekomandimit dhe moskoordinimi i kohes ka bere qe ajo te shpertheje ne momentin, kur pronari i saj sapo kishte dale jashte makines. 

Vrasje ne Tirane, shkak u be...

Një 60-vjeçar gjeti vdekjen pasi u godit me grushta pas një konflikti të çastit në afërsite fushës së "Ali Demit" në Tiranë. 

Policia e Tiranes deklaroi se e arrestoi nje ore pas ngjarjes Artenc Shehun 30 vjeç nga Korça. Ngjarja ndodhi rreth ores 11:00 te paradites se te merkures, kur pas nje grindje te çastit per shkak të një gervishtjeje të një automjeti, autori i dyshuari i ngjarjes Artenc Shehu e ka goditur 60-vjeçarin me grusht duke e lene pa ndjenja ne toke. 

Velipoje, mbyten dy persona

Dy persona u mbytën në det pasditen e së martës në plazhin e Velipojës, lajmëroi policia e Rrethit Shkodër. 

Sipas dëshmitarëve, viktimat u futën në det për të shpëtuar disa persona që ndodheshin në vështirësi, por për shkak të detit të trazuar u zhdukën mes dallgëve.
 

MARKETING

Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K