POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » , , » Foto qe vendos SHBA me "shpatulla pas murit"

Foto qe vendos SHBA me "shpatulla pas murit"

Written By Admin 1 on Tuesday, September 3, 2013 | 11:17 AM

Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke përgatitur një sulm të mundshëm mbi Sirinë, ekziston një imazh të cilin administrata e Obamës nuk do të dëshironte që të publikohej kurrë. 

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili ka krahasuar Bashar al-Assadin me Hitlerin dhe Saddam Hussein në një fjalim të gjatë gjatë së dielës, shfaqet në këtë foto duke darkuar me presidentin e Sirisë, në vitin 2009.

Assad dhe Kerry, në atë kohë një ish-kandidat për president i SHBA-së dhe një prej senatorëve me më shumë ndikim në Senat, duken tepër të përfshirë në bisedë, ndërsa gratë e tyre i qëndrojnë nga pranë.

Një kamarier me veshje popullore siriane i qëndron pranë, ndërsa Kerry dhe Assad shijojnë darkën, e cila nuk mund të konsiderohet si një pritje diplomatike, por një kortezi personale e Presidentit të Sirisë.


Për ironi të fatit, pas atij takimi, Kerry deklaroi në mediat amerikane se ishte takuar me “partnerin” al-Assad, me qëllim që të diskutonte mbi mbarëvajtjen e procesit të paqes në Lindjen e Mesme.

Imazhet e këtij takimi, u publikuan të hënën nga “Daily Mail” dhe disa rrjete të tjera mediatike botërore.
Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K