POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » , » 470 milionë usd për Fukushimën

470 milionë usd për Fukushimën

Written By Admin 1 on Tuesday, September 3, 2013 | 11:11 AM

Japonia do të investojë qindra miliona dollarë për të ndalur rrjedhjen e ujit radioaktiv nga impianti bërthamor i Fukushimës. Zëdhënësi i qeverisë Yshihide Suga deklaroi se 47 miliardë jen, ose 473 miliardë dollarë, do të investohen për projektin. 

“Rrjedhjet radioaktive po përkeqësohen gjithnjë e më shumë dhe qeveria e konsideroi thelbësore të përfshihej në këtë operacion”, deklaroi Suga.

Impianti u dëmtua nga tërmeti dhe tsunami i marsit 2011. Katastrofa dëmtoi sistemet e ftohjes të reaktorëve, tre prej të cilëve u shkrinë.

Aktualisht uji po futet me pompë për të ftohur reaktorët, por mbledhja e sasive të mëdha të ujit radioaktiv është kthyer në një sfidë për kompaninë që menaxhon impiantin, TEPCO.

Në kuadër të planit të qeverisë, një mur prej toke të ngrirë do të ngrihet përreth reaktorit duke përdorur tuba të mbushur me ftohës për të parandaluar kontaktin e ujit nën tokë me ujin radioaktiv.

Sistemet e trajtimit të ujërave do të gradohen gjithashtu për të frenuar përhapjen e ujit të kontaminuar, ka njoftuar gjithashtu zyrtari i qeverisë.

Dëmtimi i impiantit e ka bërë të domosdoshme pompimin e ujit për të ftohur reaktorët, një proces një krijon 400 tonelata ujë të kontaminuar shtesë çdo ditë. Uji po magazinohet në çisterna të përkohshëm.

Muajin e kaluar TEPCO deklaroi se 300 tonë ujë me prani të lartë radioaktive kishte rrjedhur nga një prej çisternave, një prej incidenteve më të rënda të regjistruar. 
Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K