POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » » Vdes nëna me djali 2-vjeçar, plagosen 5 të tjerë

Vdes nëna me djali 2-vjeçar, plagosen 5 të tjerë

Written By Admin 1 on Sunday, September 8, 2013 | 9:42 AM


Një nënë dhe fëmija i saj vetëm dy vjeç kanë humbur jetën dhe pesë persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor. 

Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 20:20 në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj, ku një makinë tip ‘Fuouristradë’ me targë AA 089 CG, është përplasur me një zetor. 

Për pasojë ka humbur jetën bashkëshortja e drejtuesit të “Fuoristradës” Adelina Mucaj, dhe djali i saj 2-vjeçar Donald Muçaj, ndërsa janë plagosur rëndë vetë drejtuesi Jetnor Mucajdhe vajza e çiftit Megi Muçaj. 

Ndërkohë mësohet se janë plagosur rëndë edhe tre personat e tjerë që udhëtonin me zetor, Krenar dhe Enver Troka si dhe Aleksandër Banaj. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, prej ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. 

Fillimisht u raportua se viktima e vetme e aksidentit ishte Adelina Mucaj, por pak më vonë policia gjeti në kanal edhe djalin e saj 2-vjeçar, i cili kishte dalë nga dritarja e makinës, si pasojë e përplasjes së fortë. 

Ekspertë të policisë po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se zetori i ka prerë rrugën makinës, në vendin e quajtur Kafaraj.
Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K