POSTIMET ME TE FUNDIT :
Mirë se erdhët në "Shqipëria ONLINE" Këtu do të gjeni lajmet më te fundit...! SHIKIM TE KENDSHEM!

PARASHIKIMI I MOTIT

+12
H: +13°
L: +6°
Tirana
Friday, 22 February
See 7-Day Forecast
Sat Sun Mon Tue Wed Thu
           
+17° +20° +18° +13° +8° +12°
+10° +9° +7° +4° +1° +5°

MARKETING FALAS

TESTONI INTELIGJENCEN

HTC One Max me skaner për shenjat e gishtave, sfidon iPhone 5S

Sapo është prezantuar hibridi telefon-tablet (phablet) HTC One Max këtë herë me skaner për shenjat e gishtave për të konkurruar në treg me Touch ID të iPhone 5S.
Lançimi i HTC One Max me emrin e koduar T6 është përfolur prej kohësh se do të ketë një ekran 5.9 inç duke e bërë atë një konkurrent të denjë edhe ndaj Samsung Galaxy Note 3 dhe Sony Xperia Z përveç iPhone 5S. Kjo pajisje ka një procesor Snapdragon 2.3 GHz dhe RAM 2GB.
Përsa i përket parametrave të tjerë mund të themi se disponon një memorie të brendëshme prej 16 GB , një kamera të rrallë Ultrapixel dhe një hapësirë të posaçme për vendosjen e një karte microSD për të shtuar memorien.
Përflitet se kompania ka në plan edhe lançimin e një tableti me dizajn të njejtë si HTC One i cili pritet të lançohet në të njejtën kohë me HTC One Max megjithatë nuk është njoftuar ende data zyrtare.

Kaka: Nuk do paguhem deri ne riaftesim

Kaka vendosi që të refuzojë pagën për muajin në të cilin nuk do të jetë në gjendje që të luajë, për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen e fundit me Torinon (2-2). 

Braziliani, i cili mbërriti në këtë sezon tek Milani nga Reali, do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën tre javë, pasi vuajti një tërheqje.

I ndërgjegjshëm se kuqezinjtë bënë një sakrificë të rëndësishme ekonomike për të siguruar shërbimet e tij, Kaka vendosi që të tregonte përkushtimin e tij ndaj klubit pikërisht në këtë formë.

Lajmërimi i vendimit të 31-vjeçarit u bë nëpërmjet një video të postuar në faqen e internetit të Milanit, njëkohësisht skuadra e zemrës së fituesit të një Topi të Artë, Kakasë.

Inter - Juventus, ja formacionet e te dyja ekipeve


Ja ku jemi, Inter-Juventus. Sot, në ora 18:00, në "Giuseppe Meazza" do të luhet derbi i parë i Italisë për këtë sezon, për shumë arsye sfida më e fortë e Serie A. Të dyja ekipet vijnë në këtë ndeshje pas dy fitoresh në dy javë kampionat dhe takimi do të jetë edhe një sfidë për kreun e rënditjes.

Janë luajtur 94 takime mes dy ekipeve në Milano, ku zikaltritjanë dukshëm në avanatazh me 43 fitore, 29 barazime dhe 22 fitore për kampionët e Italisë. Por do të jetë edhe një sfidë brenda sfide mes dy trajnerëve: Walter Mazzarri dhe Antonio Conte.

Basha: Rama, premtime të humbura

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbledhur paraditen e së shtunës grupin parlamentar, në qendër të të cilit ka qenë qëndrimi ndaj programit qeverisës të Partisë Socialiste. 

Në fjalën e tij Basha fillimisht ka deklaruar se opozita nuk do të bëhet pengesë për proceset integruese të vendit, sikurse u bë parardhësja e saj në këtë pozicion.

“Ne garantojmë se nuk do të bëhemi pengesë për integrimin. Ne do të japim konsensus për çdo reformë që do na çojë drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Basha.

Ai ka sfiduar kryeministrin e ri Edi Rama që të matet me arritjet që qeveria e mëparshme ka shënuar sipas tij gjatë tetë viteve të fundit.

“Para dy ditësh Rama bëri sulme përçarëse. Qeveria e Ramës le të matet me arritjet tona. Të na kalojë nëse mundet, ne nuk jemi xhelozë”, ka thënë Basha.

Më tej, kryetari i ri i Partisë Demokratike ka shprehur skepticizmin e tij për programin qeverisës të Partisë Socialiste, duke vlerësuar se mashtrimet do të dalin shumë shpejt në sipërfaqe.

“Sindroma e vitit 0 do të sjellë varfëri dhe papunësi. Premtimet e bujshme të Ramës kanë humbur. Shëndetësi falas nuk do të ketë dhe as 300 mijë vende të reja pune. Mashtrimet i kemi paralajmëruar që në fushatë”, ka shtuar Basha.

Mesuesja me e deshiruar nga nxenesit


Nje video mjaft provokative e nje mesuesje baleti. Te gjithe do ta donim nje te tille

Debate ne Kuvend ne lidhje me programin e ri qeverises

Po zhvillohet në Kuvendin e ri, seanca maratonë ku debatohet programi qeverisës i kabinetit të kryesuar nga Edi Rama. 

Secili nga deputetet ka në dizpozicion 20 minuta kohë për të diskutuar rreth programit qeverisës.

Gjatë kësaj seance u zhvillua edhe votimi për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit. Edmond Spaho, deputet i PD-së u zgjodh me 99 vota pro në këtë detyrë.

Ka qenë pikërisht Spaho, ai që ka hapur edhe siparin e debatit të deputetëve sa i takon programit, ndërkohë që lista e diskutantëve është e gjatë.

Ministrat prezantojnë programet

Fillimisht disa prej ministrave kanë prezantuar programin personalisht dhe iu janë përgjigjur pyetjeve të deputetëve të opozitës.

I pari që u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve ka qenë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili ka prezantuar politikat e dikasterit të tij për këtë sektor.

“Brenda 100 ditëve territoret spitalore ambulatore t’i çlirojmë nga aktivitetet private. Qëllimi ynë është që shërbimi shëndetësor shtetëror të jetë paguesi i vetëm”, ka deklaruar Beqja. Më pas kanë vijuar ministrat e tjerë, secili me detajet përkatëse.

Edmond Haxhinasto, ministër i Transporteve dhe Infrastrukturës: Do realizojmë të gjitha projektet në infrastrukturë. Prioritet do të jenë investimet për zhvillimin e zonave turistike në jug. Në këtë zonë ka hapësira edhe për një transport ajror.

Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë: Politikat e bujqësisë do të jenë të orientuara për zhvillimin e tregut të brendshëm, në mënyrë që puna e fermerëve të mos shkojë kot. Zona e Myzeqesë është hambari i Shqipërisë, ku kemi prodhimin më intensiv bujqësor dhe subvencionet nuk do të mungojnë. Ato gjitashtu do të orientohen sipas rezultatit. Cështja e përmbytjeve është një problem kronik dhe investimet për kanalizimet do të jenë prioritet i ministrisë.

Shkëlqim Cani, ministër i Financave: Instituti i Sigurimeve Shoqërore është i dorës së dytë. Ne do gjejmë një zgjidhje që qytetarët të mos rrënohen. Janë me dhjetëra miliardë lekë detyrime të prapambetura të lëna nga qeveria e ikur. Situata e buxhetit të shtetit është e rëndë, por jo e pashpresë. Me Bankën Botërore dhe FMN-në do bëjmë një skanim të borxheve dhe do punohet që të vendosen kritere dhe kushte për shlyerjen e këtyre detyrimeve.

Damian Gjiknuri, ministër i Energjitikës: Procesi i privatizimeve rezultoi i dështuar dhe qeveria do t’i kushtojë vëmendje të gjitha pasojave që kanë ardhur nga ky dështim. Angazhohem për kontrollin e procesit të privatizimit të kompanisë “Albpetrol”, që rezultoi gjithashtu i dështuar. Në programin e PS është bërë i qartë edhe adresimi i problemeve të minatorëve, për të gjetur për ta zgjidhjen e duhur për pensionet dhe kontributet shëndetësore.

Eglantina Gjermeni, ministre e Turizmit dhe Zhvillimit Urban: Qeveria do të vendosë një moratorium për ndalimin e ndërtimeve pa leje në Berat dhe Krujë, për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Gjithashtu do të realizojmë fushata turistike brenda dhe jashtë vendit për të nxitur turistët e huaj. Të promovojmë vlerat tradicionale të Beratit duke rritur cilësinë e shërbimit aty. 

Vret gruan ne kasolle

Krimi në familje ka shënuar viktimën e radhës në Krujë. Një burrë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten në kasollen e bagëtive. 

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të shtunës në familjen Menga në fshatin Derven.

Sipas burimeve policore mësohet se Gjin Menga ka vrarë gruan e tij, Liljana Menga pas një konflikti të momentit. Policia ka ndaluar autorin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ju eshte vjedhur llogaria ne Twitter? Ja si te veproni

Ju kanë vjedhur llogarinë në Twitter? Atëhere duhet të bëni patjetër diçka. Kur dikush dërgon cicërima apo mesazhe direkte në emrin tuaj, atëhere rrezikoni të humbisni kredibilitetin në llogarinë tuaj.
Gjëja e parë që duhet të bëni është të provoni të hyni në llogarinë tuaj në Twitter. Nëse mund ta bëni këtë, ndryshoni fjalëkalimin.
Kjo mënyrë do bllokojë rrugët e "vjedhësit" të llogarisë suaj, dhe në këtë mënyrë do fitoni edhe një herë të drejtën e kontrollit, sigurisht nëse vjedhësi nuk i ka ndryshuar ende fjalëkalimin.
Nëse mund të hyni në llogarinë tuaj në Twitter, klikoni në pjesën e sipërme djathtas tek Settings. Kliko "Password" në tabelën e majtë, pastaj shkruani fjalëkalimin tuaj të vjetër dhe fjalëkalimin e ri. Sigurohuni që fjalëkalimi i ri të jetë sa më i "fortë". Por nuk ka mbaruar ende. Vazhdoni të lexoni më poshtë.
Nëse nuk arrini të hyni në llogarinë tuaj apo të ndryshoni fjalëkalimin, atëherë duhet të dërgoni një kërkesë në qendrën për përdoruesit të Twitter. Për më shumë shikoni My account has been hacked.
Pasi keni marrë përsëri llogarinë tuaj duke ndryshuar fjalëkalimin apo me ndihmën e Twitter, dërgojini ndjekësve tuaj një mesazh ndjese. Shpjegojuni atyre se ato mesazhe nuk ishin tuajat.
Më pas fshini të gjitha cicërimat që nuk i keni postuar vetë.
Hapi tjetër është, bllokimi i aplikacioneve të palëve të treta që janë të lidhura me llogarinë tuaj. Klikoni "Apps" tek faqja e "Settings", majtas. Klikoni "Revoke access" për çdo aplikacion. Mund t’i riktheni sërish më vonë.
Pasi keni aktivizuar mbrojtjen, kryeni verifikimin me anë të Setup-it:
1. Klikoni "Mobile" në anën e majtë.
2. Klikoni "add a phone link". Aty vendosni numrin tuaj të telefonit dhe klikoni "Activate phone". Ndiqni udhëzimet e rezultatit (do t’ju kërkohet të shkruani diçka në sms).
3. Shikoni opsionet e telefonit dhe hiqni ndonjë që mund të "cënojë privatësinë tuaj" tuaj ose të bëhet i bezdisshëm.
4. Klikoni "Save changes".
5. Klikoni "Account" në anën e majtë.
6. Zbrisni në fund të faqes, tek pjesa ku të duhet të verifikosh hyrjen, selektoni "Send login verification requests to" [numri i juaj i telefonit]. Lejojini ata t’ju dërgojnë një sms dhe përgjigjuni siç duhet.
Për aplikacionet Kthehuni tek faqja e Apps dhe klikoni "Undo Revoke Access buttons" për çdo aplikacion ose të paktën ato që i përdorni më shpesh. Pastaj, ndryshoni fjalëkalimin për ato aplikacione, veçanërisht aplikacionet për tablet apo për telefon. Fatkeqësisht, falë verifikimit të hyrjes në llogari, kjo fazë do jetë pak më e komplikuar se të tjerat, dhe kërkon një person që merr vesh nga PC:
1. Në PC-në tuaj, tek faqja e Settings në Twitter, kthehuni tek seksioni i fjalëkalimit dhe klikoni tab-in apo butonin "Generate". Do të shfaqet në ekran një kod me shifra.
2. Në celularin tuaj, hapni aplikacionin e Twitter dhe kërkoni të ndryshoni fjalëkalimin. Por në që të vendosni një fjalëkalim të ri apo të vjetër, vendosni atë kod shifror që ju shfaqet në PC.

 

MARKETING

Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K