POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » , » Joe Biden: Assad do pergjigjet per te gjitha

Joe Biden: Assad do pergjigjet per te gjitha

Written By Admin 1 on Wednesday, August 28, 2013 | 2:38 PM

Nënpresidenti amerikan Joe Biden deklaroi se nuk ka asnjë dyshim qe regjimi i Bashar al-Assad ka kryer sulmin e javës së kaluar me armë kimike në Damask dhe për këtë, duhet të vihet para përgjegjësisë. 

Komentet e numrit dy te Shtepise se Bardhe vijne ne kohen kur Presidenti Barack Obama vazhdon të shqyrtojë opsionet për një reagim ndaj kësaj situate me aleatët kryesorë. Në mes të përgatitjeve për sulme ushtarake në Siri, Biden e nisi fjalimin ne konventën kombëtare të Legjionit Amerikan në Teksas me fjalë të forta për qeverinë e Assad-it.


“Nuk ka asnjë dyshim se ligjet ndërkombëtare jane shkelur dhe se per keto shkelje, pergjegjes eshte regjimi sirian. Presidenti dhe unë besojmë se ata që përdorin armë kimike kundër burrave, grave dhe fëmijëve të pambrojtur duhet të vihen para përgjegjësisë”, tha Biden.


Biden behet keshtu zyrtari me i larte i administrates Obama qe fajeson hapur Damaskun zyrtar per ngjarjen ne Ghoutta.

Shefi i Pentagonit,Chuck Hagel e beri te qarte nje dite me pare se ushtria eshte gati te kaloje ne veprim me te marre urdher nga presidenti.

Ne Shtepine e Bardhe, pretendimet e qeverise siriane se jane rebelet ata qe kane inskenuar sulmet per te leshuar komunitetin nderkombetar kunder regjimit, nuk bindin shume. Sipas fjaleve te zedhenesit Jay Carney, do te ishte  “fanciful”  te mendoje se dikush tjeter eshte pergjegjes per episodin e rende, kur kontrollin e arsenalit te pasur kimik te vendit e ka ne dore regjimi.

Carney kembenguli megjithate se opsionet qe Washingtoni po analizon nuk kane te bejne me ndryshimin e regjimit ne Siri dhe se jane thjesht pergjigje ndaj shkeljes se ligjit nderkombetar. Edhe pse i meshon nje ideje te tille, zedhenesi le te kuptohet se për përfundimin e luftës civile duhet të gjendet një zgjidhje politike e negociuar, e cila nuk mund të përfshijë Bashar al-Assadin.
 
Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K