POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » , , » Android shenon rritje fitimesh

Android shenon rritje fitimesh

Written By Admin 1 on Monday, September 2, 2013 | 5:43 PM

Sipas studimit më të fundit të tregut nga ABI Research është arritur në përfundimin se deri në fund të vitit 2013 të ardhurat nga aplikacionet e sistemit Android mund të arrijnë deri në 6.8 miliard $, vlerë e dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar.
Në qoftë se do të bënim një krahasim me sistemin iOS të Apple mund të themi se ky i fundit qëndron një hap para përsa i përket shumës së të ardhurave që siguron nga sistemi operativ.
Megjithatë pozicioni i liderit duket se po tronditet disi nga përhapja në masë e smartfonëve me sistem Android, këtë e tregon edhe raporti 3:1 i këtij viti për smartfon Android : smartfon iOS.
Përveç përhapjes masive të smartfonëve Android, një faktor tjetër të rëndësishëm përbëjnë edhe reklamat që shfaqen në aplikacione. Google ka qenë gjithnjë i suksesshëm në realizimin e reklamave efektive dixhitale dhe në identifikimin e audiencës së duhur për shfaqjen e tyre.
Së fundmi mund të themi se synimi i Android për përfshirjen e pagesave ndaj aplikacioneve nëpërmjet kreditit të telefonit mund të shërbejë si një faktor deçisiv kundër pagesave të kufizuara të iOS. Këto lloj pagesash janë vërtet shumë të suksesshme krahasuar me kartat e debitit ose kreditit. Kjo është vënë re sidomos në tregjet në zhvillim ku mbizotërojnë smartfonët ekonomikë.
Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K