POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » , » Apple me strategji te re ne treg, te padegjuar

Apple me strategji te re ne treg, te padegjuar

Written By Admin 1 on Wednesday, August 28, 2013 | 2:43 PM

Zhurma për daljen në treg të iPhone 5S dhe versionit “low cost” (me çmim të lirë) 5C sa vijnë e përforcohen. 

Megjithëse nuk ka asnjë datë apo njoftim zyrtar nga ana e Apple, përflitet se të dyja produktet e reja do të dalin në muajin shtator. Por së fundmi, kompania amerikane, vec prodhimeve të reja vjen edhe me politika të reja.
Bëhet fjalë për një praktikë të pazbatuar më parë në tregun e telefonave inteligjentë, të paktën nga kompanitë e prodhimit të celularëve. “TechCrunch”, një forum teknologjik amerikan shkruan se “Molla” për të ruajtur tregun ekzistues dhe për t’i dhënë një shtysë afrimit të klientëve të rinj do të mundësojë tërheqjen e produkteve të saj të vjetra dhe dorëzimin tek klienti i produkteve të reja me një cmim më të ulët.

Kjo praktikë është aplikuar me sukes në fushën e automjeteve ku shumë kompani u mundësojnë klientëve të tyre dorëzimin e një marke më të vjetër dhe pajisjen e tyre me një markë më të re kundrejt zbritjes në cmim.

I njëjti forum shkruan se Apple do të zbatojë këtë praktikë për të gjitha produktet e saj, iPhone, iPad apo Mac. Flitet gjithashtu se në disa dyqane në Shtetet e Bashkuara ka nisur ky projekt pilot dhe sigurisht në rastin e iPhone, pas dorëzimit të produkteve nga 4S e më herët, klientët pajisen me iPhone 5.

Gjithsesi, për momentin gjithcka mbetet në fazën e zërave dhe për t’u vërtetuar shtatori nuk është larg.
Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K