POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » » Galaxy Tab 3 Kids, tableti per femije nga Samsung

Galaxy Tab 3 Kids, tableti per femije nga Samsung

Written By Admin 1 on Wednesday, August 28, 2013 | 2:20 PM

Samsung ka prezantuar zyrtarisht një version Android të tabletit të tij Galaxy Tab 3 të përgatitur për fëmijët.
Tableti 7-inç Galaxy Tab 3 Kids do të vijë bashkë me mjete edukuese dhe opsione që i japin kontroll familjarëve, si aftësia për të patur mbikqyrje mbi aplikacionet që fëmijët e tyre duan të aksesojnë.

Përveç kësaj ky tablet do të vij me një renditje të aplikacioneve më të mira për fëmijët dhe një dyqan të përgatitur për ta me qëllim orientimin edukues të tyre drejt teknologjisë për moshat e vogla, tha Samsung. Përmbajtja e paracaktuar përfshin mësime edukuese, lojëra, argëtim dhe libra elektronikë.
Ky tablet ka një procesor dy bërthama 1.2 GHz dhe një hapësirë ruajtëse 8 GB. Fillimisht do të jetë i disponueshëm për Korenë në shtator dhe më pas do të shpërndahet në Kinë, Europë, Amerikë, Afrikë, dhe në Azinë Juglindore.

Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K