POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » » Trabzonspor rrezikon përjashtimin, shpreson Kukësi

Trabzonspor rrezikon përjashtimin, shpreson Kukësi

Written By Admin 1 on Sunday, September 1, 2013 | 9:28 AM

Klubet turke Beshiktash dhe Fenerbahçe janë përjashtuar nga Gjykata e Arbitrazhit e UEFAs nga Europa League, pasi faktet kanë treguar se të dy këto ekipe kanë trukuar ndeshje.

 Beshiktash është përjashtuar nga Europa Ligë pas 24 orëve të kualifikimit të tyre në fazën e grupeve, pasi Gjykata e Arbitrazhit (CAS) mori vendim që ta largonte ekipin turk nga turneu. Trupi i qeverisë europiane ka larguar skuadrën turke nga garat evropiane, sepse ata kanë qenë të përfshirë në skandale të trukimeve të ndeshjeve.

 Nën hetim është edhe klubi i Trabzonsporit, i cili u kualifikua për në fazën në grupe pasi mundi dy herë Kukësin. Ka shumë gjasa që gjatë këtyre ditëve të ketë zhvillime të forta në kampin turk, pasi mediat vendëse dhe ato ndërkombëtare shtrojnë mundësinë që të penalizohen edhe dy klube të tjera turke për përfshirje në trukime, që në këtë rast do të ishin Gallatasaraji dhe Trabzonspori.

 Nëse ndodh kështu, atëherë Kukësi mund të fitojë të drejtën për të marrë pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Europës.
Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K