POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » » Windows 9 pritet vitin tjeter, ndersa Windows 10 mund te jete “cloud OS”

Windows 9 pritet vitin tjeter, ndersa Windows 10 mund te jete “cloud OS”

Written By Admin 1 on Sunday, September 1, 2013 | 9:29 AM

Windows 8 po bën rreth 1 vit që është lançuar prandaj mund të themi se kompania po punon për versionin e ri të sistemit, të paktën kështu funksionon për pjesën më të madhe të produkteve.
Microsoft zakonisht ndjek strategjinë e lançimit të produktit të ri pas disa viteve, por duke u nisur nga zhvillimet e fundit kompania ka vendosur të përshpejtojë këtë proces. Përflitet se hedhja në treg e Windows 9 do të realizohet vitin tjetër.
Gjithashtu janë siguruar edhe disa të dhëna mbi sistemin Windows 10 i cili pritet të jetë një sistem operativ cloud (Cloud OS). Kjo do të thotë se të gjitha veprimet do të proçesohen në serverat e Microsoft dhe më pas gjithçka do të kalohet në kompjuterët e përdoruesve.
Windows 10 do të jetë një shërbim i ri cloud për kompaninë ashtu si Office 365 apo Xbox Cloud duke përfshirë kështu Microsoft-in më tepër në ekosistemin e teknologjisë cloud.
Sigurisht këto lajme janë siguruar nga burime të afërta të kompanisë pasi është ende shpejt për të siguruar një konfirmim zyrtar nga vetë kompania.
Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K