POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » , » Obama kerkese ne kongres per sulmet ne Siri

Obama kerkese ne kongres per sulmet ne Siri

Written By Admin 1 on Sunday, September 1, 2013 | 9:41 PM

Udhëheqësit amerikanë mirëpritën vendimin e papritur të presidentit për të kërkuar votën e dy Dhomave të Kongresit, për një sulm të mundshëm kundër Sirisë. 

Mbi 140 ligjvënës amerikanë i kishin shkruar një letër Barak Obamës, përmes së cilës i kërkonin të merrte miratimin nga Kongresi, përpara se të ndërmerreshin hapat kundër Sirisë.

Kongresi është me pushimet e sezonit dhe ligjvënësit amerikanë janë shpërndarë në shtete të ndryshme.

Përmes një deklarate, udhëheqësit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve thanë se “në bazë të Kushtetutës, përgjegjësia për të shpallur luftë i takon Kongresit”.

Kreu i Dhomës, 
Xhon Bejnër, dhe ekipi i tij thanë se shqyrtimi do të bëhet javën e 9 shtatorit, për t’i dhënë kohë presidentit amerikan të paraqesë arsyetimin për vendimin e tij, para Kongresit dhe popullit amerikan.

Analisti politik Lerri Sabato tha për “Zëri i Amerikës” se Obama ndryshoi mendje papritur. Sipas tij, “Shefi i Shtëpisë së Bardhë do të ketë shumë punë përpara për të bindur Kongresin, sepse nuk ka një shumicë që e mbështet projektin e një sulmi në Siri”.

SHBA, protesta kundër luftës

Grupe protestuesish u mblodhën në të gjithë Shtetet e Bashkuara për të protestuar kundër propozimit të Presidentit Barack Obama për të ndërmarrë një sulm kundër Sirisë.

Protestuesit i bënë thirrje administratës që të presë raportimin e vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara që u kthyen nga Siria të shtunën me provat që mund të përcaktojnë nëse forcat qeveritare përdoren armë kimike.

Në “Times Squate” të Nju Jorkut, grupet mbanin slloganet ku shkrohej: “Larg duart nga Siria”. Në Filadelfia, protestuesit marshuan nga qendra eqytetit në “Independence Plaza”. Vanesa Meri, që iu bashkua atyre është e mendimit se “nuk ka prova të mjaftueshme për të ndërmarre sulme kundër Sirisë”.

Edhe në San Fracisko, protestuesit shprehen shqetesimin e tyre duke thene se jane kunder nje “lufte te re ne Lindjen e Mesme”.

Vëzhguesit e OKB-së në Siri kërkojnë 3 javë kohë

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) shpjegoi se “vlerësimi i plotë i provave të mbledhura nga inspektorët e OKB-së për sulmin me arme kimike në Siri- kërkon mbi 3 javë”.

Ekipi vëzhgues përbëhet nga bnëntë eksperte të kësaj organizate dhe tre te tjerë, perfaqesues nga Organizata Botërore e Shëndetesise.

Të shtunën në mbremjë ata mberritën në selinë qendrore në Hagë.  Permes nje deklarate, Organizata per Ndalimin e Armeve Kimike “Faktet e mbledhur nga ekipi i vëzhguesve duhet t’i nënshtrohen analizave laboratorike dhe teknike sipas procedurave dhe standarteve te përcaktuar dhe të njohura dhe për këto do të duhen mbi 3 javë”.

Opozita siriane, e pakënaqur me Obamën: “Pritja e Kongresit inkurajon trupat e Assadit” 

Pak pas përfundimit të fjalimit të presidentit amerikan Barak Obama, ushtria siriane nisi të godasë zonat e kontrolluara nga kryengritësit në Damask. Zëdhënësi i Koalicionit Kombëtar Sirian, Louay Safi, tha se ky vendim tregoi “dështim lidershipi” nga ana e SHBA-së dhe se “inkurajon forcat e presidentit Assad”.

Vendimi i presidentit amerikan Barak Obama për të pritur autorizimin e Kongresit para se të sulmojë Sirinë nuk ka kënaqur grupet opozitare siriane.

Siria mohon akuzat e SHBA-së se ka përdorur armë kimike më 21 gusht, ku sipas amerikanëve 1429 persona u vranë nga ushtria siriane me armë kimike. Tashmë Kongresi do të mblidhet më 9 shtator, që do të thotë se asnjë veprim ushtarak nuk do të ndërmerret deri atëherë nga forcat amerikane në Siri.

“Shtetet e Bashkuara duhet të ndërhyjnë ushtarakisht në Siri. Kam vendosur që ta ndërmarrin një aksion ushtarak kundër regjimit sirian dhe ta ndëshkojmë për përdorimin e një gazi që vrau mbi një mijë vetë, një atentat ky kundër dinjitetit njerëzor. Por pervecse Komandat i Forcave të Armatosura, jam edhe presidenti i demokracisë më të vjetër parlamentare. Edhe pse une mund ta jap urdhërin e sulmit pa dritën jeshile të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, kam vendosur të dëgjoj mendimin e të përzgjedhurve të popullit amerikan, e për këtë do te nisë një diskutim në Kongres”, tha Obama.

“Cili është qëllimi i sistemit ndërkombëtar të rregullave që kemi ndërtuar nëse lejojmë një sulm kimik që vret fëmijë? Një sulm që dënohet nga 98 përqind e vendeve të botës? Duke i folur Kongresit dhe gjithë botës, dua të them që ajo cfarë është bërë me armët kimike nuk duhet të hetohet, por duhet të zgjidhet. Do t’u kërkoj të gjithëve që të jenë në krahun tonë. E di që lufta është shumë e rëndë, sidomos për ne që sapo kemi mbaruar një luftë në Irak dhe Afganistan, por ne nuk do çojmë trupat tanë për të hapur një luftë tjetër, por do të jemi në krah të popullit sirian”, deklaroi presidenti amerikan.
Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K