POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » » Microsoft qender te re te dhenash ne Finlande me vlere 250 milion $

Microsoft qender te re te dhenash ne Finlande me vlere 250 milion $

Written By Admin 1 on Friday, September 6, 2013 | 9:35 AM

Microsoft-i lajmëroi lajmin e madh gjatë të martës. Jo vetëm që është duke blerë prodhuesin finlandez të pajisjeve Nokia dhe divizionin e saj të shërbimeve, por si pjesë e marrëveshjes është edhe ndërtimi i një qendre të madhe globale të të dhënave në Finlandë.
Sipas Microsoft-it, ndërmarrja është duke investuar më tepër se 250 milionë dollarë në kapitalin dhe operacionet e qendrës së të dhënave, që është synuar t’iu shërbejë konsumatorëve evropianë.
Microsoft-i ka një qendër tjetër evropiane të të dhënave në Irlandë dhe, sipas Data Center Knowledge, është duke u zgjeruar në rajone të tjera përreth botës si Australi dhe Azi Juglindore.
Së bashku me blerjen e njësisë së pajisjes së Nokia-s për 7.2 miliardë dollarë, Microsoft-i tha po ashtu gjatë të martës se CEO i ndërmarrjes Nokia, Stephen Elop, mund të shihet si pasardhës i mundshëm për shef ekzekutiv i ndërmarrjes Microsoft, Steve Ballmer.
Ballmer së fundi lajmëroi që ai brenda 12 muajve do të largohej. Përpara se t’i bashkohet Nokia-s, Elop udhëhoqi për vite divizionin e Microsoft Office.
Microsoft nuk është ndërmarrja e vetme amerikane e teknologjisë që ndërton një qendër të të dhënave në regjionin skandinav. Google tashmë ka një qendër në Finlandë dhe Facebook ka një objekt madhor në Suedi.
Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K