POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » » Etrit Berisha tek Lazio

Etrit Berisha tek Lazio

Written By Admin 1 on Monday, September 2, 2013 | 5:40 PM

Etrit Berisha është futbollisti i ri i Lazios. Portieri i kombëtares shqiptare do të luajë këtë sezon me bardhekaltërit e Serisë A pas zyrtarizimit të operacionit nga Kalmar FF. 

“Jam i lumtur që do të luaj për një ekip si Lazio. Falenderoj drejtuesit e Kalmarit, skuadrën dhe të gjithë tifozët që më kanë mbështetur gjatë aventurës në Suedi. Ka qenë një nder për mua të luaja me Kalmarin”, ka thënë 24-vjeçari për faqen zyrtare të skuadrës suedeze.

Etrit Berisha është grumbulluar për herë të parë me përfaqësuesen kuqezi nga Gianni De Biasi për miqësoret ndaj Iranit dhe Katarit në maj të vitit 2012. Ai ka debutuar në fitoren 1-0 të Shqipërisë ndaj Iranit dhe që pas asaj kohe tekniku italian i Shqipërisë e ka preferuar në vend të Samir Ujkanit.

Tek Lazio, Berisha do të luajë së bashku me kapitenin e kombëtares, Lorik Canën.
Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K