POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » » Kelmendi: Fitoren ia dedikoj te gjithe popullit te Kosoves

Kelmendi: Fitoren ia dedikoj te gjithe popullit te Kosoves

Written By Admin 1 on Wednesday, August 28, 2013 | 2:07 PM

“Shkova, pashë, fitova”, dikur e kishte përdorur Gjenerali i famshëm romak, Cesari i Madh, ndërsa sot kjo vlen vetëm për Majlinda Kelmendin dhe Driton Kukën, të cilët gjunjëzuan Brazilin dhe futën botën nën këmbë. Majlinda Kelmendi shkroi historinë më të re të Kosovës duke u bërë sportistja e parë që sjellë një medalje të artë nga çfarëdo sporti për vendin tonë. 

Majlinda është “Heroina” e gjallë shtetit tonë të ri e cila nën komandën e “Gjeneral”, Driton Kuka, vuri gurthemelin e shëndosh për ndërtimin e vendit tonë. Ajo në një intervistë ekskluzive për, Zërin, ka rrëfyer momentet e para të pas luftës, duke mos harruar që këtë fitore t’ia dedikoj vendit që e rriti. “Jam shumë e emocionuar, jam në shok, nuk kam asnjë pikë gjumë në sy tërë natën”, ka thënë Majlinda Kelmendi. “Këtë fitore ia dedikoj popullit tim, popullit të Kosovës dhe jam më krenare se kurrë që këtë triumf e realizova nën petkun e shtetit tonë, flamurit dhe himnit tonë”, ka thënë Kelmendi. Jo më pak i shokuar ka mbetur edhe “Gjeneral” Kuka, i cili edhe pse me shumë mund, arriti të krijoj një kampione bote, brenda për brenda territorit të Kosovës.

 “Po më duket si ëndërr. Asnjë sekondë gjumë nuk kam. Thjeshtë nuk po mund të gjej qetësinë. Është e pabesueshme”, ka thënë Kuka. “Ky është ai momenti kur krejt mundi shumë vjeçar shpaguhet. Është arritur kulmi i Botës. Kjo shkon vetëm për shtetin tim dhe për popullin time”, ka shtuar Kuka. Brazilianët iu luten për autografe Majlindës Trajneri i Majlindës, Driton Kuka rrëfen edhe njëherë krenarinë që ndjeu kur populli i një vendi si Brazili i cili ende nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës, iu lutë “Heroinës” kosovare, për autografe dhe fotografi. “Na kanë ardhur shumë përgëzime nga të gjithë Brazil. 

Tifozët brazilian pas finales kur Majlinda doli të marr medaljen, pushtuan parketin për të bërë foto dhe të marrin autografe nga Majlinda. Krenaria ime aty kapi kulmin”,rrëfen Kuka. Kuka: Optimist edhe për Norën Përveç Majlinda Kelmendit, në Brazil ka udhëtuar edhe Nora Gjakova, e cila do të zhvilloj sot luftën e saj. Driton Kuka është optimist se edhe Nora do të jetë në nivel të detyrës sot. “Nora nëse hynë në tetë të parat do të jetë sukses i madh. Të shpresojmë që edhe ajo do të jetë në nivel të detyrës”, ka përfunduar Kuka. 
Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K