POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » » Euforia e Bayern ndalet nga Freiburgu

Euforia e Bayern ndalet nga Freiburgu

Written By Admin 1 on Wednesday, August 28, 2013 | 8:18 AM

Vjen dhe hapi i parë fals i Bayern Munich në kampionat. Bavarezët u ndalën në barazim 1-1 përballë Freiburg në Mage Solar Shtadion, ndeshjen e javës së katërt të Bundesligës.

 Nuk shkëlqen skuadra e Guardiolës e rreshtuar pa yjet e saj kryesorë në këndvështrimin e sfidës së Superkupës së Europës me Chelsean e Mourinhos që do të luhet të premten në Pragë.

 Për sfidën me armikun e vjetër Mourinho, Guardiola la fillimisht jashtë Ribery, Mandzukic, Robben, Boateng, lkahm e Alaba, praktikisht 6 titullarë, 7 nëse llogarisim dhe Thiago Alcantarën e dëmtuar. 

Kurioz fakti që edhe këtë herë nuk kishte vend për Javi Martinez, edhe njëherë jashtë 11-shes titullare e ndoshta dhe me valixhet gati.
Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K