POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » , » Kerry: Assad eshte kriminel

Kerry: Assad eshte kriminel

Written By Admin 1 on Saturday, August 31, 2013 | 12:54 PM

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk preferojnë luftën, por diplomacinë. Pak orë pas tërheqjes së Britanisë nga koalicioni i vendeve që po përgatiten për një sulm të mundshëm ndaj Sirisë, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i jep edhe një shans më shumë regjimit të Bashar al-Assad dhe mbi të gjitha superfuqive të tjera, për t’u ulur të gjithë në një tryezë bisedimesh mbi gjetjen e një zgjidhjeje për situatën në vendin e përçarë nga lufta civile. 

Në një deklaratë të drejtëpërdrejtë për shtyp, mbrëmjen e së premtes, sekretari Kerry ndau qartësisht fjalimin e tij në tre koncepte, në atë që SHBA di, në atë që duhet të bëjë dhe në atë që do të bëjë.

“E dimë që regjimi i Assad ka përdorur armë kimike dhe ka rezerva të mëdha të tjera të këtyre armëve. Regjimi i Assad ka përdodur këto armë kundër njerëzve të tij. E dimë që sulmi u 
paralajmërua dhe ushtarët e Assad morën masa mbrojtëse, duke vendosur maska kundragazi. Dimë se sulmi kimik ka qënë i qëllimshëm, dime se çfarë ka ndodhur dhe pamë viktimat me sytë tanë. Dimë horrorin dhe makabritetin e kësaj ngjarjeje. SHBA di se 1.429 persona kanë humbur jetën nga ky sulm kimik, përfshirë 426 fëmijë. Dimë edhe se Assad ishte i vendosur për të marrë nën kontroll periferinë e Damaskut me çdo mënyrë, dimë se madje edhe mjekë që u përpoqën të shpëtonin viktimat mbetën viktimë e këtij sulmi. I gjithë ky terror është vetëm vepër e qëllimshme e regjimit të Bashar al-Assad", nisi deklaratën e tij Kerry.


"Ne dimë edhe se çfarë bënë pas. Unë telefonova ministrin e Jashtem sirian, duke i kërkuar të mos fshihej, pasi nëse regjimi nuk kishte asgjë për të fshehur, nuk do të kishte asgjë edhe për të pasur frikë. Megjithatë, Siria është përpjekur të shkatërrojë provat gjatë këtyre ditëve. Aksesi që i është dhënë inspektorëve të OKB-së ishte jashtezakonisht i kufizuar. Të gjitha këto që dimë janë fakte. Pyetja tani është jo se çfarë dimë, por çfarë do të bëjmë".

Duke shpjeguar, për herë të parë në mënyrën më të qartë qëndrimin e shtetit amerikan, Kerry shtoi: "Eshtë e qartë që u shkel vija e kuqe, u shkelën konventat ndërkombëtare për mospërdorimin e armëve kimike, të firmosura nga pothuajse të gjithë vendet e botës, përfshi Iranin. Vendosmëria e Shteteve të Bashkuara kundër armëve kimike ka një rëndësi që kalon kufijtë e Sirisë. Kjo çështje ka rëndësi në Iran, Korenë e Veriut, Liban, kundër organizatave terroriste si Hezbollah, është një çështje me rëndësi për historinë dhe të gjithë planetin".

Megjithatë, pavarësisht të gjitha fakteve dhe tejkalimit të linjës së kuqe, Uashingtoni, në fjalën e Kerry-t, duket se ende nuk është i gatshëm të përkushtohet në një fushatë të re ushtarake.

"E dimë që amerikanët janë të lodhur nga lufta, por kjo nuk na çliron nga përgjegjësitë tona. Historia do të na gjykojë, e presidenti Obama do të marrë vendimin e duhur në kohën e duhur, pasi të kemi raportin e inspektorëve të OKB-së. Megjithatë, qëllimi kryesor është nje proces diplomatik që të zgjidhë këtë krizë. Lufta nuk është asnjëherë zgjidhja e parapëlqyer", përfundoi fjalimin e tij Kerry. 

Siria, Obama: konsiderojmë një aksion të kufizuar

Ndërkohë, pak momente pas këtij fjalimi, presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk ka marrë ende një vendim për Sirinë.

Deklaratën e tij Obama e bëri gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, prej nga shprehu shqetësimin e tij për përdorimin e armëve kimike nga regjimi i Assad.

“Po konsiderojmë një aksion të kufizuar mbi Sirinë. Përdorimi i armëve kimike është një kërcënim për botën dhe Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar Obama.
 
Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K