POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » » Huawei mohon mundësinë e blerjes së BlackBerry-t

Huawei mohon mundësinë e blerjes së BlackBerry-t

Written By Admin 1 on Saturday, September 7, 2013 | 9:45 AM


Një kompani që ka dalë jashtë listës së blerësve potencialë të BlackBerry-t është Huawei.
Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht vetë kompania.
E pyetur nëse po merrnin në konsideratë një blerje të mundshme të BlackBerry-t apo të ndonjë kompanie tjetër, anëtarja e bordit Chen Lifang u shpreh se kompania nuk është e interesuar.
“Nuk e kemi marrë në konsideratë (blerjen),” tha ajo për Reuters. “Do të mbështetemi vetëm tek vetja jonë në këtë aspekt.”
Një veprim i tillë është i logjikshëm në fund të fundit. Kompania ka ecur mjaft mirë vetë duke ndjekur strategjinë e saj.
Aktualisht, është prodhuesi i tretë më i madh në botë përsa i përket vëllimit të smartfonëve, pas Samsung dhe Apple. Këtë vend e ka fituar nga bashkëpunimi me Android-in e Google.
Prandaj, blerja e BlackBerry-t do të ishte e pakuptimtë. Huawei nuk ka nevojë për të apo për platformën e re BlackBerry 10, e cila mesa duket e ka humbur edhe betejën e vendit të tretë të sistemeve operative mobile, duke ia lënë vendin Windows Phone-it të Microsoft-it
Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K