POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » » Blerjet me te bujshme te kesaj merkatoje qe u mbyll

Blerjet me te bujshme te kesaj merkatoje qe u mbyll

Written By Admin 1 on Tuesday, September 3, 2013 | 8:43 PM


Gareth Bale, Ricardo Kaka, Kozak, apo dhe Demichelis, pa përjashtuar dhe transferimin e orës së fundit të Mesut Ozil nga Reali Madridit te Arsenali. Këto ishin disa prej blerjeve të fundit të një merkato vere, që në mes të krizës financiare në Europë këtë vit ka qënë më e nxehtë se kurrë, madje dhe përsa i përket lëvizjeve të trajnerëve në stol. 

Pep Guardiola që mori drejtimin e Bajernit, dhe pse dihej që në Janar, ishte lëvizja e parë, që u ndoq nga kalimi i Murinjos në krye të Chelseat, dhe afrimi Ancelottit te Reali Madridit. Vendi lënë vakant nga italiani u zu nga francezi Laurent Blanc, ndërsa në Itali Mazarri ndryshoi adresë duke zgjedhur anën zikaltër të Milanos dhe duke hapur krahun për afrimin e Benitez. Nuk u prit me shumë bujë por e rëndësishme mund të rezultojë dhe ulja në stol e Rudi Garcias në krye të Romës. Ndërkohë që kjo verë solli dhe ndryshimin e madh në një stol legjendar, që jo rastësisht e lamë për në fund, atë të Manchester Junajtid. pas më shumë 2 dekadash, Alex Ferguson u largua nga Djajtë e Kuq duke lënë trashëgiminë për një tjetër skocez si David Moyes. Gjithsesi shifrat e cmendura xhiruan në tregun e futbollistëve.


 E fundit ajo e Mesut Ozil, që la Realin, ku u afrua Bale për Arsenalin. Por turko-gjermani nuk ishte largimi vetëm nga Madridi, pasi dhe Higuain bëri lëvizjen e madhe drejt Napolit për shifrën e 35 milion Eurove. Para të cilat klubi jugor i nxori nga transferimi Cavanit në Paris për 64 milion Euro. Franca bëri sërish bujë në merkato dhe falë afrimit të miliarderit rus, Ribolovlev që shpenzoi plot 166 milion Euro për blerjen e lojtarëve, si Falcao, Abidal, Carvalho, Rodriguez apo Toulalan. Në Spanjë përvec Realit, që afroi Bale, spikati dhe Barcelona me afrimin e Neymar nga Santosi për 57 milion Euro, ndërkohë që u largua David Villa që gjeti një derë të hapur te Atletico Madridit. 


Në Gjermani, lëvizja më e madhe e verës është “tradhëtia” sic e konsiderojnë tifozët e Dortmundit, të Mario Goetzes që zgjodhi të vazhdojë karrierën te Bajerni Mynihut, ndërsa vetë verdhezinjtë preferuan të afronin Mkihtarian nga Shaktar Donetsk. Në dalje, një lëvizje jo të vogël bëri Leverkuseni, që lejoi kalimin e Schurrles për te Chelsea ndërsa në Itali, Juventusi duket se goditi në shenjë me blerjen e Tevez por dhe të Llorentes, ndërkohë që në skuadrat e tjera spikati dhe Roma me afrimin e Ljajic, ndërsa Jovetic braktisi Fiorentinën për Manchester City, por tifozët vjollcë u ngushëlluan shpejt pasi Mario Gomez i ardhur nga Bajerni Mynihut duket se ngrohu shpejt zemrat e tyre me ritëm golash.
Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K