POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » » Simite me susam

Simite me susam

Written By Admin 1 on Saturday, August 31, 2013 | 12:59 PM

Përbërësit


  • 600gr miell 00
  • 100ml qumesht
  • 200ml uje
  • 20gr gjalp
  • 20gr maja birre
  • 1 luge te vogel kripe
  • 1 maje luge sheqer
  • fara susami per zbukurim
  • 1 te bardhe veze
Ne nje tas te thelle vendosim miellin, shtojme ujin e ngrohte dhe qumeshtin e ngrohte ne te cilin kemi tretur majane e birres. Me duar e punojme brumin disa here derisa te homogjenizohet dhe pas kesaj shtojme kripen, sheqerin dhe gjalpin. E punojme serisht per rreth 2 minuta dhe formojme me te nje sfere te madhe te cilen e leme ne ambjent te ngrohte te dyfishoje vellimin e saj (nevojitet rreth 1 ore).
Pasi ka kaluar kjo kohe, brumin e ndajme ne 6 pjese dhe me to formojme sfera te tjera te vogla te cilat i vendosim ne taven e shtruar me leter furre ne distance te barabarte nga njera tjetra. Me ndihmen e nje thike formojme nje kryq (+) ne siperfaqen e tyre i cili do te lehtesoje fryrjen. I leme perseri te vijne per 1 ore si me siper.
Ne nje ene te vogel rrahim te bardhen e vezes me te cilen lyejme siper simitet dhe i zbukurojme mefara susami. I vendosim ne furre te parangrohur ne 180°C per 20 minuta.
Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K