POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » » Projekti i Skype, video ne 3D

Projekti i Skype, video ne 3D

Written By Admin 1 on Friday, August 30, 2013 | 9:18 AM

10 vjet më parë, pikërisht më 29 gushtin e vitit 2003 do të nistë rrugëtimin si eksperiment Skype, sistemi i video-bisedës që dalëngadalë fitoi tregun duke zëvendësuar telefonatat tradicionale. 
Në këtë 10-vjetor, Skype publikoi disa të dhëna rreth trafikut të përdorimit. 300 milion përdorues numërohen në mbarë botën aktualisht të cilët në total në 10 vite kanë shpenzuar 1.4 triliard minuta bisede video dhe audio. 
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, objektivi i Skype është realizimi i video-thirrjeve 3D.

“Po punojmë në laboratorët tanë mbi mundësinë për të ndërtuar ekrane 3D dhe sisteme për kapjen e imazhe tre dimensionale”, deklaroi për BBC Mark Gillet, zv.president i Microsoft për Skype.

Skype u themelua në vitin 2003 nga dy inxhinierët estonezë, Niklas Zennstrom dhe Janus Friis. Në vitin 2005 e-Bay bleu këtë shërbim për 2.5 miliard dollarë, ndërsa 6 vite më vonë, Microsoft hedh 8.5 miliard dollarë në arkën e e-Bay për të bërë të vetin shërbimin.

Që prej asaj kohe, vlera e këtij shërbimi ka qenë gjithnjë në rritje. Nga një projekt prej disa-mijëra dollarësh, sot është një sistem i tërë global komunikimi që kushton dhjetra miliard dollarë. 

Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K