POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » » Napoli mund Chievon bindshem

Napoli mund Chievon bindshem

Written By Admin 1 on Sunday, September 1, 2013 | 9:27 AM

Napoli fluturon në krye të klasifikimit duke mposhtur 4-2 skuadrën veroneze. Skuadra e Benitez e mbylli në gjysmëfushën e saj Chievo-n që gjithsesi surprizoi Napolin në sulmin e saj të parë të vërtetë, në minutën e 24 kur Britus ishte pas në kohë në momentin deciziv ndaj Paloskit që u sul si fajkua në zonë për të shënuar golin e Parisit.

 Një goditje që u kapërdi me nxitim nga Napoli që në minutën e 28 ishte sërish në avantazh me Callejon i gatshëm për të ndëshkuar Puxhionin. Por të kaltërve ju duhej të bënin llogaritë sërish me Paloskin që morri një top në zonë bëri më të mirën ndaj Maggios e Behramit për të goditur si rrufe Reinan me një të djathtë të hidhur. Gjithsesi në pjesën e dytë Napoli rihyri në fushë me marshin e duhur. 

Ishte sërish Hamsik ai që u ngjit në katedër në minutën e 64 kur pas një kthimi të topit nga Puxhioni nuk gaboi para portës, një gol vendimtar për entuziazmin që solli dhe vulën e parë në kampionat të Higuain, që gjeti golin në të 70-ën me një prekje fituese në pëtrfundim të një kombinimi të bukur me Insigne.
Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K