POSTIMET ME TE FUNDIT :
KREU » » Windows 8.1, gati lancimi ne 17 tetor

Windows 8.1, gati lancimi ne 17 tetor

Written By Admin 1 on Wednesday, August 28, 2013 | 8:11 AM

Microsoft sapo ka finalizuar përditësimin e Windows 8.1. Disa burime që kanë lidhje me kompaninë u shprehën se prodhuesi i softuerëve e ka përfunduar zhvillimin e Windows 8.1 gjatë javës së kaluar dhe e ka bërë atë gati për prodhim, çka do të thotë se versioni mund të vihet në zbatim nëpër kompjuterët e rinj që do të prodhohen në muajt e ardhshëm.
Përfundimi i zhvillimit të Windows 8.1 vjen pothuajse një muaj pasi kompania premtoi se do ta finalizonte softuerin në fund të gushtit.

Duke marrë parasysh se ky version nuk do të ketë më gabime që kanë nevojë për rikompilim, kopja finale do t’i dërgohet prodhuesve të PC-ve.
Pritet që Microsoft ta zbulojë finalizimin e Windows 8.1 gjatë kësaj jave. Tashmë softueri do të gjendet në PC-të e reja që do të dalin në shitje pas datës 18 tetor ndërkohë që do të lançohet zyrtarisht për t’u shkarkuar pa pagesë nga përdoruesit ekzistues të Windows 8 në datën 17 tetor nga Windows Store.
Windows 8.1 përfshin bërjen e shumë gjërave në të njëjtën kohë (multitasking), rikthimin e butonit Start, pllakëza më të vogla si dhe optimizime për tabletët 7 dhe 8 inç.
Shperndaje kete postim tek miqte :
 
Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K